Në fillmvitin e 2017-ës akademiku i madh shqiptar, Rexhep Qosja, thoshte se LSI po rri në dy karrige. Ndërsa për vetë liderin e partisë, Qosja thoshte se është një person i zgjuar e i shkathët, por Ilir Metës, sipas akademikut, i mungonte diçka, kujton e pavarura MekuliPress.com

“Aleanca shtetërore mes dy, tri partive nuk është parti. Në një parti mund të ketë mendime të ndryshme, por jo kur ke koalicion mes dy partive- u shpreh Qosja.

Lëvizja Socialiste për Integrim rri në dy karrige, nuk kam shumë mirëkuptim as për individët, as për intelektualët, as për politikanët, por as për partitë politike që rrinë në dy karrige. Përvoja historike ka dëshmuar se ata që rrinë në dy karrige, shpesh përfundojmë mes tyre.  Përfundojnë poshtë, mes dy karrigeve.

Ilir Meta lë përshtypjen e një politikani të zgjuar, të shkathët, por shkathtësia, zgjuarsia, përvoja politike, gjithmonë tregohet më e suksesshme, më e dobishme , nëse ka edhe një bazë të qëndrueshme etike. Nuk jam i sigurt se LSI e ka atë bazë të qëndrueshme përderisa aq lehtë mund të qëndrojë në dy karrige”, tha Qosja.

Lexo po ashtu:  Kur Putin si shef i KGB-së fliste për Kosovën dhe veprimet e mundshme të Rusisë në rast se trupat e NATO-s hyjnë në Kosovë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *