Derisa jeni duke e shijuar një darkë apo drekë, është shumë e rëndësishme që ta konsumoni sa më ngadalë që ka mundësi. Këto janë disa nga arsyet e forta, që ju tregojnë se nuk duhet të hani shpejt:

Ngrënia e ngadalshme ndihmon në mbajtjen e peshës normale të trupit– Duke ngrënë ngadalë ju do t’i ndihmoni trupin në humbjen e peshës, duke e zvogëluar ndjenjën e urisë.

E shijoni më shumë ushqimin– Lodhja, nxitimi dhe stresi i ditës nganjëherë na bëjnë, që të harrojmë ta shijojmë ushqimin. Në vend të kësaj, përtypja e ngadaltë e ushqimit do të na lejojë ta shijojmë ushqimin plotësisht.

Nuk ju shkakton probleme me stomakun– Kjo vlen sidomos për njerëzit, që vuajnë nga aciditeti në lukth. Ngrënia e ushqimit me shpejtësi nënkupton rritjen e rrezikut të refluksit dhe problemeve të tjera të lukthit.

Ju bënë të ndiheni më pak të lodhur– Kjo për shkak se kur hani shpejtë, tretja e ushqimit vështirësohet dhe ju nuk mund të bëni një gjumë të qetë. Në tëkundërtën, nëse hani ngadalë ju mund të përfitoni më shumë energji. 

Lexo po ashtu:  Vëmendje, burra! Kjo rutinë e përditshme, po dëmton fertilitetin tuaj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *