Sipas Moshe Bar, profesor i neuroshkencës në Universitetin Bar-Ilan në Tel Aviv, shëtitja e mendjes është thelbësore për krijimtarinë dhe zgjidhjen e problemeve.

“Kjo është mënyra se si lindin idetë e mëdha” – tha ai. Kur reflektojmë mbi kujtimet tona, kur imagjinojmë se çfarë mund të kishte ndodhur ose si mund të ndodhë një situatë e caktuar në të ardhmen, truri ynë e ruan këtë informacion në të njëjtën mënyrë siҫ ruan një përvojë të vërtetë në jetën reale. Dhe, ashtu si përvojat tona ndikojnë te vendimet dhe idetë që vijnë në të ardhmen, po ashtu ndikojnë edhe këto simulime, tha Bar.

Duke qenë se shëtitja e mendjes nxit krijimtarinë, ajo gjithashtu mund të ketë një efekt pozitiv edhe në humorin tuaj. Sa më krijues të jeni, aq më shumë gëzim mund të përjetoni, dhe anasjelltas, tha Bar. Si humori juaj, ashtu edhe niveli i krijimtarisë mund të përmirësojnë dhe të përmirësohen nga horizonti i mendimeve tuaja dhe nga të qenit i hapur ndaj përvojave të reja. Bar i quajti këta faktorë “një grup që lëviz së bashku”.

Lexo po ashtu:  Cigaret elektronike po aq të dëmshme sa cigaret tradicionale

Ndryshe nga ajo që mund të mendoni, shëtitja e mendjes mund të na ndihmojë gjithashtu që të bëjmë më shumë punë. Megjithëse ne nuk do të prisnim kurrë që trupat tanë të vrapojnë gjatë gjithë ditës, ne në njëfarë mënyre presim që truri ynë të funksionojë 24/7.

Vlera e lartë që shoqëria i jep produktivitetit do të thotë që ne shpesh vazhdojmë të punojmë, edhe kur e vërejmë se jemi duke u ngadalësuar ose duke bërë gabime. Por, duke i parandaluar situata të tilla, pushimet e shkurtra mund të na bëjnë më produktivë.

Ndërkohë, nëse mendja jonë nuk do të shpërqendrohej kurrë nga detyra aktuale, atëherë nuk do të kujtoheshim për detyrat e tjera që duhet të kryejmë. Studimet kanë vërtetuar se ekziston një lidhje midis shëtitjes së mendjes dhe përmbushjes së qëllimeve tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *