Ruajtja e higjienës personale është një nga masat më të rëndësishme të rekomanduara nga Instituti i Shëndetit Publik, lidhur me parandalimin e Koronavirusit. Përballë një situate të tillë, qytetarët kanë “vërshuar” në farmaci për tu pajisur me maska për mbrojtjen nga spërklat apo kontakti me njerëzit në përditshmëri.

Por, sipas denoncimit të qytetarëve, ka patur një rritje të menjëhershme të çmimit të maskave, deri në 4-5-fish në rrjetin e hapur farmaceutik.

Gazeta “Shëndet plus”, ka kontaktuar me përfaqësues të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, të cilët skeptik përballë këtij denoncimi, janë shprehur midis të tjerash se: “Maskat janë materiale që skanë pullë dhe shiten me TVSH, nuk kanë çmim të përcaktuar. Është si puna e rritjes së çmimeve për festa, në mënyrë abuzive.

Megjithatë janë produkte që deri tani kanë ardhur nga Kina. Ngaqë furnizimi nga Kina është ndërprerë, mund të ketë ndodhur që kanë ardhur më shtrenjtë. e në një situatë të tillë sigurisht që do të shiten më shtrenjtë”, shprehet burimi.

Lexo po ashtu:  Si ta kuptoni kur bakteret e këqija, parazitet dhe toksinat po "pushtojn" trupin tuaj; shenjat që s'duhen neglizhuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *