Novobërda ka qenë qendër kryesore me fortesë të madhe mesjetare të ngritur në maje të një vullkani të shuar në formë koni, pjesët e mbetura të së cilës mund të vizitohen edhe sot, dhe pjesa për banim që shtrihen gjithandej. Në murin e jashtëm të kalasë shihet një kryq i madh, i ndërtuar në gurë.

Kalaja, apo fortesa, mendohet që daton qysh nga Perandoria Bizantine, shkruan lajmi.net

Kjo është një pjesë e historisë e publikuar në një faqe në facebook “Qyteza Turistik Artane – Novoberda”. Sipas kësaj faqeje, popullsia numrin e madh mendohet ta ketë kaluar mbi 10,000 njerëz, transmeton lajmi.net

“Aty kanë qenë minierat dhe furrat e shkrirjes për xehe si hekur, plumb, ari dhe argjendi. Argjendi i Novobërdës ka qenë i njohur me një përzierje të argjendit me 1/6-1/3 ari. Me 1450 minierat e Novobërdës prodhonin 6,000 kg argjend për një vit. Fortesa u rrethua nga Osmanët për rreth 40 dite, dhe kapitulloi dhe u okupua prej Osmaneve në Qershor 1455.

Lexo po ashtu:  Gara e vaksinës, e “rrezikshme”. BE paralajmëron pas autorizimit në Britani të vaksinës së Pfizer

Novobërda dhe zonat përreth u futen nën udhëheqje fetare të Kryepeshkopisë Bullgare të Ohrit. Më 1572 aktet e paligjshme të Bullgarëve u shtuan dhe e bënë zonën mjaft të rrezikshme për Osmanët kështu që Mehmed Bej nga Kyustendili urdhëroi vendosjen e disa Spahive lokal ndërmjet Vrajës dhe Novobërdës kundër rebeleve.

Gjatë fillimit te shekullit 20, popullsia e Novobërdës ishte pakësuar, si pasojë e lëvizjes së shumicës së banoreve në zonat me qasje me te lehte në rrethin e Gjilanit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *