Nganjëherë të gjithë na ofrojnë këshilla se cila është mënyra më e mirë për të humbur peshë (i pyetëm ose jo).
Zakonisht është kombinim i të ngrënit me rregull dhe dietë e moderuar e proteinave, perimeve dhe karbohidrateve bashkë me kombinime të ushtrimeve kardio dhe me pesha, po ajo çka ne të gjithë anashkalojmë është fuqia e gjumit të mirë.
Kur jemi të lodhur niveli i grelinit dhe leptinit zvogëlohet e cila rezulton në trupin tonë, duke mos e vërejtur kur jemi ngopur dhe si pasojë duke ngrënë më shumë se që duhet.

Pra, sa orë duhet të flemë nëse duam të humbim peshë?
Bazuar nga Dr. Rizwana Sultana dhe studimet e fundit, duhet të flemë rreth 8 ose 9 orë nëse duam të humbasim peshë.
Kur jemi të përgjumur gjatë ditës, kjo shkakton ndërprerje të ritmit cikardian e cila afekton nivelin e hormoneve të trupit duke shkaktuar imbalancë të hormonit të grelinit dhe leptinit që i përmendëm më lartë.
Kështu që, flini sonte herët – trupi juaj do ju falënderojë!