Të gjitha kontaktet që shikoni dhe aksesoni në Gmail menaxhohen nga një aplikacion më vete quajtur Google Contacts.
Ja sesi të krijoni lista e-mail në Gmail për të dërguar e-mail në grup
Nëse i dërgoni e-mail-e vazhdimisht një grupi personash, mbase mund të reduktoni kohën e shpërdoruar duke kërkuar kontaktet e tyre dhe të krijoni lista e-mail-esh në Gmail.

Krijoni lista e-mail-esh duke përdorur Google Contacts
Të gjitha kontaktet që shikoni dhe aksesoni në Gmail menaxhohen nga një aplikacion më vete quajtur Google Contacts. Për të krijuar një listë kontaktesh të cilën mund ta përdorni në Gmail duhet të vizitoni aplikacionin në ueb të Google Contacts.

Hapni shfletuesin dhe shkoni në uebsajtin Google Contacts. Sapo të hapet faqe shkoni tek kontakti që dëshironi ta shtoni tek lista e e-mail-it dhe klikoni mbi kutinë boshe ngjitur me të. Përsëriteni këtë veprim me çdo kontakt që dëshironi ta vendosni në listë.

Sigurohuni që të gjithë kontaktet kanë edhe një e-mail të përfshirë përndryshe nuk do të shfaqet tek lista më vonë.

Lexo po ashtu:  ‘Më plak mërzitja që vetmia më sjell’ - Migjeni

Pasi të keni përzgjedhur të gjitha kontaktet klikoni mbi ikonën Label dhe më pas butonin Create Label.

Vendosini një emër kësaj liste për të mbajtur mend më lehtë dhe klikoni Save për të krijuar një listë kontakti.

Për të shtuar kontakte të tjera në një listë ekzistuese klikoni ikonën Label dhe përzgjidhni listën që dëshironi të vendosni kontaktin dhe më pas butonin Apply.

Dërgoni e-mail-e duke përdorur një listë në Gmail
Tashmë që keni një listë të krijuar dhe me kontakte shkoni në postën tuaj Gmail për të dërguar e-mail një grupi kontaktesh. Sapo faqja të hapet dërgoni kursorin mbi butonin me “+” dhe tekstin Compose.

Nga dritarja New Message shkruani emrin e listës që keni grumbulluar kontaktet dhe klikoni mbi sugjerimin që do tu shfaqet. Pasi të keni selektuar listën plotësoni me informacion e-mail-in që dëshironi të dërgoni dhe shtypni butonin Send për tja dërguar të gjithëve në listë.

Llogaria Gmail lejon dërgimin e deri në 500 e-mail-eve në ditë. Nëse tejkaloni këtë limit brenda 24 orësh do të merrni mesazhe gabimi se keni tejkaluar limitin. /

Lexo po ashtu:  Australi, shënohet shpejtësia më e lartë e internetit arritur ndonjëherë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *