Kur të resetoni shfletuesin Chrome, asgjë nuk do të duket siç ishte më parë. Nëse dëshironi ta filloni nga e para atëherë ja çfarë duhet të bëni:

Ja sesi të riktheni shfletuesin Chrome në gjendje fillestare

Mbase e keni përdorur Chrome prej vitesh, madje aq shumë saqë keni harruar sesi një instalim i “pastër” ngjan.

Mund të keni vendosur me dhjetëra tema, motorë kërkimi dhe kaq shumë konfigurime shfletuesish saqë ju ka marrë malli për atë shfletuesin e pangarkuar dhe të thjeshtë.

Kur të resetoni shfletuesin Chrome, asgjë nuk do të duket siç ishte më parë. Nëse dëshironi ta filloni nga e para atëherë ja çfarë duhet të bëni:

Hapni Chrome dhe klikoni ikonën e menusë në formën e tre pikave vertikale nga cepi i djathtë lart. Prej aty klikoni opsionin Settings. Një alternativë tjetër është të shkruani chrome://settings/ në kutinë e adresës që njihet ndryshe Omnibox.

Nga menuja Settings shfletoni mëposhtë dhe klikoni Advanced.

Nën butonin Reset and Clean Up, klikoni Restore Settings to Their Original Defaults. Pranoni paralajmërimin dhe nëse jeni të sigurtë se doni të resetoni shfletuesin klikoni Reset Settings.

Të gjitha konfigurimet e Chrome tashmë kthehen në gjendje fillestare.

Lexo po ashtu:  Fundosja e Titanikut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *