Gazrat janë diçka natyrale. Trakti tretës nuk i përthith ajrin dhe gazrat mirë, kështu që shumica e tyre çlirohen ose gjatë gazrave ose gjatë gromësimave.

Ndërkohë që bakteriet e zorrëve fermentojnë karbohidratet nga ushqimi, ato prodhojnë gazra, që më pas lirohet nga të pasmet. Dhe ajri që thithni gjatë ngrënies, të folurit dhe frymëmarrjes del nga goja.

Nëse gazrat çlirohen shumë ngadalë apo grumbullohen shumë, kjo mund t’ju shkaktojë fryrje.

Gazrat zakonisht nuk janë të dëmshëm, por nëse fryrja zgjat, konsultohuni me mjekun tuaj, sidomos nëse kjo shoqërohet me dhimbje abdominale, diarre, kapsllëk, të vjella, humbje në peshë apo refluks acid të shpeshtë, të gjitha këto që paralajmërojnë se mund të ekzistojë ndonjë problem shëndetësor si sindroma e zorrës së irrituar apo sëmundja celiake.

Si të parandaloni gazrat, dhimbjen dhe fryrjen?

Limitoni ushqimet “problematike”.
Nëse keni gazra të shpeshta limitoni ushqimet problematike si fasulet, bizelet, qepët, lakrat, brokolin, lulelakrën, kumbullat e thata si dhe qumështin. Gjithashtu, hani më ngadalë, në këtë mënyrë ushqimi do të përtypet më mirë dhe do të gëlltitet më pak ajër. Kjo redukton gromësimat dhe parandalon gazrat.

Lexo po ashtu:  Mbi kancerin e gjirit: Faktorë që e shkaktojnë, shenja të zakonshme, ushqime që duhen konsumuar etj.

Merrni frymë thellë
Praktikimi i meditimeve dhe frymëmarrjeve të thella e trajnon trupin që të marrë frymë thellë dhe ajri të shkojë në mushkëri në vend të frymëmarrjeve të shkurtra që çojnë ajër drejt ezofagut. Gjithashtu, kjo redukton stresin dhe ankthin, të dyja të lidhura me një ndjeshmëri të rritur ndaj gazrave.

Ka një lidhje mes trurit dhe stomakut, kështu që qetësimi i trurit ndihmon në rregullimin e sistemit nervor autonomic në traktin tretës, gjë që mund të çojë në më pak gazra.

Vendoseni trupin në lëvizje
Aktiviteti fizik bën që ushqimi të kalojë më shpejt në traktin tretës, duke reduktuar kapsllëkun, fryrjen dhe gazrat. Gjithashtu liron endorfina që reduktojnë stresin dhe ndihmojnë sistemin nervor që të kontrollojë zorrët. Vendosini vetes si qëllim 30 minuta aktivitet fizik 3 – 5 herë në javë.

Reduktoni glutenin
Gluteni i tepërt në dietën tuaj mund të shkaktojë probleme me tretjen për shumë njerëz. Edhe nëse nuk vuani nga sëmundja celiake, tretja e më pak drithërash përmirëson simptomat e gazrave nëse keni një intolerancë ndaj glutenit në grurë, thekër dhe elb.

Lexo po ashtu:  4 mënyrat më të mira për të parandaluar urthin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *