Gjuha e trupit gjatë gënjeshtrës, është diçka shumë e rëndësishme për t’u mësuar. Sigurisht, kjo nuk do të thotë, se cilindo që takoni do të jenë gënjeshtar dhe mashtrues. Por informacioni se si të dalloni shenjat e një gënjeshtari, do ta bëjë jetën tuaj më të lehtë. Gjuha e trupit, është një dhuratë e bekuar, kur bëhet fjalë për gjëra të tilla.

Të dish se kur gjuha e trupit të dikujt, shfaq mendime dhe synime të vërteta, është diçka jetike. Sidomos në çështjet e biznesit, njohja e gjuhës së trupit së një gënjeshtari, është shumë e rëndësishme.Teoria themelore e gjuhës së trupit të një gënjeshtari, është se njerëzit që i thonë gënjeshtrat nuk mund ta kontrollojnë atë gjuhë të trupit. Kur gjuha e trupit dhe gjuha e folur përputhen, çdo gjë është në rregull. Përndryshe, ka diçka që nuk shkon…

Mospërputhjet

Njerëzit, kanë zakonisht një gjuhë specifike të trupit. Ky lloj gjuhe është e dobishme, vetëm nëse e njihni dikë mjaft mirë, për të ditur se çfarë është normale ose ajo tek ai. Por ndonjëherë njerëzit që normalisht veprojnë në një mënyrë, mund të veprojnë në një mënyrë tjetër. Gjuha e trupit e një gënjeshtari,

do t’ju tregojë se personi që keni përballë, nuk po tregohet i sinqertë me ju.

Një shembull i shquar i kësaj, është momenti kur njerëzit përdorin dorën e gabuar për të bërë gjeste. Shumica e njerëzve, përdorin dorën e tyre më të volitshme për të bërë gjeste që janë të rëndësishme. Nëse ata përdorim befas dorën tjetër, kjo do të thotë që personi në përgjithësi ka gënjyer.

Lexo po ashtu:  Cilat janë ushqimet që e përmirësojnë humorin tonë?

Sytë tregojnë shumëçka

Kontakti i zgjatur me sy nuk është normal, por ju duhet të prisni që njerëzit t’ju shohin në sy të paktën një pjesë të kohës. Nëse dikush nuk ju sheh fare, atëherë kjo mund të jetë një shenjë se ai po ju gënjen. Kjo mund të nënkuptojë, që njerëzit që keni përballë ndihen shumë në siklet me atë që po thonë.

Nëse dikush nuk ju sheh, dhe sytë e tyre shohin përreth, kjo mund të jetë gjithashtu një shenjë e mashtrimit të tyre. Sytë që hallakaten andej-këtej tregojnë siklet. Kjo do të thotë që njerëzit ndihen

të bllokuar nga situatë në fjalë, dhe se po përpiqen të dalin prej saj. Shpesh me çdo mjet të mundshëm.

Pulitja e shpejtë e syve, është një tjetër mjet i mire, për të parë gjuhën e trupit të një gënjeshtari.

Shumica e njerëzve, pulitin sytë në një numër të caktuar herësh në 1 minutë – dhe burrat i pulisin sytë më pak se sa gratë. Ndaj nëse dikush po i pulit sytë me shpejtësi, kjo mund të thotë se ai ka një problem të caktuar me sytë. Por, kjo mund të nënkuptojë se ai po gënjen. Kur janë të stresuar, njerëzit i pulisin sytë më shpejt.

Si rrjedhojë e kësaj, kontrolloni se sa shpesh i pulisin  sytë njerëzit që keni përballë. Një pulitje sysh, nuk zgjat shumë. Nëse dikush mbyll sytë për më shumë kohë, ai e përdor atë si një mekanizëm mbrojtës. Ky mekanizëm mbrojtës, mund të ketë lidhje me gënjeshtrën që po ju thuhet.

Lexo po ashtu:  Mishi i pulës/ Ja pse duhet konsumuar me kujdes

Mënyra se si duken njerëzit, mund të jetë nganjëherë një lloj udhërrëfyesi. Drejtimi i shikimit të dikujt, përputhet shpesh me dorën e tyre më të përdorshme. Nëse një person është djathtash, ai sheh vazhdimisht majtas, ai po hyn në imagjinatën e vet dhe po gënjen.

E njëjta gjë vlen për njerëzit majtash, me përjashtimin e kundërt. Gjuha e trupit së një gënjeshtari, e bën këtë të fundit të veprojë në kundërshtim me sjelljen e tij normale. Mendoni pak pse dikush mund të ketë nevojë të përdorë imagjinatën e tij, teksa është duke biseduar me ju… kjo mund të ndodhë për shkak se ai është duke të gënjyer.

Buzëqeshja

Shumë njerëz kanë një buzëqeshje të rreme, e cila përpiqet të shoqërojë të “vërtetën” e tyre. Një buzëqeshje e vërtetë, do të ketë një efekt në fytyrë si një e tërë. Njerëzve u bëhen vrimëza në faqe, kur buzëqeshin pa sforco. Nëse personi me të cilin ju po bisedoni i ka ato, ai po buzëqesh vërtet. Nëse jo, atëherë ajo nuk është një buzëqeshje e vërtetë. Një buzëqeshje e rreme, mund të jetë një shenjë se njerëzit po ju gënjejnë.

Prekja

Kur gënjejnë, njerëzit e prekin shpesh fytyrën e tyre. Dhe kjo për shkak se ata nuk ndihen rehat me atë që po bëjnë dhe po thonë. Prandaj mbajeni parasysh këtë detaj! Kjo pjesë e gjuhës së trupit së një gënjeshtari, është veçanërisht e vërtetë, për njerëzit që në rrethana nromale nuk prekin fytyrat e tyre kur flasin me dikë.

Lexo po ashtu:  Si ta nxirrni gjumin e mëngjesit pa pirë kafe

Gënjeshtarët nuk i zë vendi

Lëvizja e vazhdueshme, është një veprim shumë i zakonshëm tek njerëzit që ndihen në siklet. Pak a shumë si pulitja e syve, ajo është një mekanizëm mbrojtës, që synon të na mbajë gati për ndonjë gjë

që mund të shkojë keq. Ajo mund të funksionojë si një mënyrë për të zbuluar gënjeshtrat, me gjuhën e trupit së një gënjeshtari.

Nëse dikë nuk po e zë vendi, kjo mund të nënkuptojë se ai nuk ndihet rehat me atë që po thotë. Nëse doni të shihni nëse dikush është duke gënjyer, vëzhgoni çdo lëvizje të tij të pazakontë. Siç u tha më lart, gjuha e trupit duhet të përputhet me situatën. Është shumë e vështirë të fshehësh gjuhën tënde të trupit, prandaj shumë njerëz i mbajnë sytë aty.

Çfarëdo që thoni, shoqërohet me atë që bëni. Kjo mund t’i bëjë gënjeshtrat dhe mashtrimet shumë të lehta për t’u pikasur, veçanërisht kur jeni duke folur me dikë që e njihni mirë. Qënia vazhdimisht roje për shenjat e gënjeshtrës, do të kishte një efekt të dëmshëm në jetën tënde. Ndoshta më e mira do të ishte të mos përpiqeshit të zbulonit, nëse të gjithë njerëzit me të cilët flisni, janë duke gënjyer. Por në biznes, ose kur ka një bisedë të vështirë, kjo mund të jetë shumë e dobishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *