Studimi arrin në përfundimin se prindërit i kanë kuptuar efektet stresuese të kontrollit të vazhdueshëm të fëmijëve; 94 për qind e tyre thonë se përpiqen ta kenë në kontroll përdorimin e mjeteve sociale nga fëmijët…

Rreth 90 për qind e amerikanëve thonë se vazhdimisht ose shpesh, kontrollojnë e-malin e tyre, tekstet dhe llogaritë që kanë në mediat sociale, gjë që u shkakton atyre shumë stres, sipas një raporti të Shoqatës Amerikane të Psikologjisë, APA.

Ata persona që thanë se i kontrollonin vazhdimisht mediat e tyre sociale, kishin mesatarisht, më tepër stres sesa personat që i kontrollonin ato më rrallë.

Duke përdorur shkallën 1 me 10, ku numri 1 tregon pak, ose aspak stres dhe numri 10 qëndron për shumë stres, personat që i kontrollonin vazhdimisht mediat sociale kishin një nivel stresi në shifrën 5.3, ndërsa ata që nuk ishin shumë “të ngulitur” tek telefonat e tyre inteligjentë, e kishin nivelin e stresit 4.4.

Amerikanët në marrëdhënie pune që e kontrollojnë e-mailin edhe në ditët kur janë pushim, e kishin nivelin e stresit 6.

Lexo po ashtu:  Gjyshër “hapni rrugën”; Fëmijët duhet t’i rrisin prindërit, ja çfarë thotë mjekja

“Përdorimi i telefonëve celularë dhe i rrjeteve sociale gjatë dekadës së fundit, natyrisht, që e ka ndryshuar mënyrën e jetesës së amerikanëve dhe komunikimin e tyre të përditshëm”, tha Lynn Bufka, doktore e shkencave dhe zëvendës drejtoreshë ekzekutive e APA’-s për praktikat e kërkimit dhe politikat.

“Sot, thuajse të gjithë amerikanët e rritur kanë të paktën nga një pajisje elektronike dhe shumë prej tyre qëndrojnë gjithmonë të lidhur me to. Ajo që këta individë nuk marrin në konsideratë, është se teknologjia na ndihmon në shumë mënyra, por se të qenit vazhdimisht i lidhur me mjetet elektronike, mund të ketë ndikim negativ si tek shëndeti fizik, edhe tek ai mendor”, shton ajo.

Studimi arrin në përfundimin se prindërit i kanë kuptuar efektet stresuese të kontrollit të vazhdueshëm të fëmijëve; 94 për qind e tyre thonë se përpiqen ta kenë në kontroll përdorimin e mjeteve sociale nga fëmijët dhe 58 për qind e tyre thonë se fëmija i tyre është shumë i lidhur me pajisjet elektronike.

Veç kësaj, 45 për qind e prindërve thanë se teknologjia i bën fëmijët të ndjehen të shkëputur nga familja; 58 për qind e prindërve thanë se janë të shqetësuar “për ndikimin e medias sociale tek shëndeti psikik dhe mendor i fëmijës”.

Lexo po ashtu:  Gruaja që do vetminë nuk është e çuditshme. Eshtë e lirë dhe e qetë

Përdoruesit e vazhdueshëm të medias sociale, po ashtu janë ndikuar më negativisht prej tyre, thuhet në studim, duke cituar se 42 për qind e kontrolluesve të vazhdueshëm thanë se diskutimi i politikës në mediat sociale i kishte shkaktuar atyre stres.

Ndoshta një nga gjetjet më interesante të studimit, është se 65 për qind e amerikanëve janë pak a shumë të mendimit se mospërdorimi herë pas here i mediave sociale është i nevojshëm për shëndetin mendor. Vetëm 28 për qind e të anketuarve thanë se nganjëherë shkëputen nga teknologjia.

Anketa u zhvillua online nga 5 deri më 31 gushti i vitit 2016, me 3.511 të intervistuar të moshës mbi 18-vjeçare në Shtetet e Bashkuara, nga firma e anketimeve Harris Poll, në emër të Shoqatës amerikane të Psikologjisë.

(Voa)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *