Më poshtë do gjeni  ushqimet që dëmtojnë fëmijët.

Lengu i frutave i konservuar

Ka një keqkuptim se lëngu i frutave është i shëndetshëm. Ndoshta është paketimi shumëngjyrëshi cili te le të mendosh se janë për fëmijë, dhe janë të mira për ta. Kjo nuk është e vërtetë por thjesht një mashtrim marketingu, pasi lengjet kanë shumë sheqer dhe kjo i dëmton fëmijët. Madje edhe ato që duket sikur kanë shijen origjinale të frutave kanë sheqer të shtuar.

Kos ii konservuar

Kosi ësht ënjë probiotik i fuqishëm që mund të ndihmojë në shërimin e problemeve me stomakun, të shkaktuar nga bakteret. Ai gjithashtu përmban kalcium, kalium, vitamin B6 dhe magnez. Kosi është shumë i shëndetshëm për fëmijët, por ashtu si lëngu i frutave, edhe shumë nga koset që tregëtohen në markete kanë sheqer të shtuar për ti bërë sa më tërheqëse për fëmijët.

Drithërat

Drithërat janë një ushqim i thjeshtë dhe i shpejtë për ato familje që nuk kanë kohë.  Pavarësisht se ato duken si të shëndetshme sepse janë thjesht një tas me drithëra dhe qumësht, ashtu si lëngjet dhe kosi, kanë një paketim të bukur që shkruan se është miqësor, në fakt nuk është. Ato janë plot me sheqer të shtuar.

Lexo po ashtu:  Si të futemi në biznesin e dronit – Ide, plane dhe modele të ndryshme përfitimi

Kofshët e pulës

Kofshët e pulës janë të famshme si ushqim për fëmijë dhe mund të gjenden në pjesën më të madhe të restoranteve me ushqime të shpejta. Thuhet se ato janë prej pulash të vërteta, por edhe nëse është kështu , ato janë të skuqura dhe të pasura në yndyrna të pashëndetshme.

Makaronat e konservuara

Fëmijët dhe të rriturit i preferojnë shumë këto lloj makaronash sepse janë një vakt i shpejtë, janë të gatuara dhe kursejnë  kohë, për më tepër janë shumë të shijshme, por këto ushqime kanë një numër të lartë hormonesh dhe nuk janë të shëndetshme as për të fëmijët dhe as për të rriturit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *