“E rraskapitur” ndoshta nuk është fjala e duhur për të shprehur atë që po kaloj në këtë periudhë.

Jam e rraskapitur, po është e vërtetë, por lodhja ime shkon përtej lodhjes fizike. Është psikologjike dhe emocionale. Jam lodhur duke qenë e fortë. Jam lodhur duke vizatuar një buzëqeshje në fytyrën time prej gruaje të fortë, për të qenë një Super Grua për të gjithë. Kam kaluar kohë duke shtypur ndjenjat e mia dhe ndjej se tani duhet të shpëtohem. Kam shkruar shumë artikuj mbi gratë Alpha: këto gra të forta, të pavarura dhe të vetëmjaftueshme. Gra të mëdha apo jo?

Kurrë nuk kam bërë ndonjë gjë të veçantë për të qenë një prej tyre, por jeta më ka detyruar të përballoj makthet e mia më të këqija. Duhej të mësoja të isha e fortë, sepse asnjë nuk ishte krah meje për të më shoqëruar në luftë dhe në tortura.

Megjithatë ja ku jam, krejtësisht e konsumuar dhe e humbur duke pyetur veten nëse ndonjë ditë dikush do të jetë aty për mua, siç kam qenë unë për të tjerët. Gjithmonë kam luajtur rolin e një gruaje të pagabueshme që duket se është në gjendje të realizojë çdo gjë. Kështu më shohin të tjerët.

Lexo po ashtu:  Fuqia e besimit: Spiritualiteti çon në një jetë më të shëndetshme, dhe një jetëgjatësi më të madhe

Më shohin si dikë kompetente dhe të aftë për gjithçka, por shpirti im është i rraskapitur. Teksa më perceptojnë si të shkathët dhe të qëndrueshme, brenda jam copash.

Ndihem sikur gjithë jetën e kam kaluar duke luftuar për të treguar se forca ime është e vërtetë dhe e mjaftueshme. Kam shpenzuar kaq shumë energji, sa njerëzit presin që unë të jem gjithmonë e fortë dhe të mbaj emocionet e mbyllura brenda. Kjo më ka lodhur shumë.

Sot jam e zbehur dhe e lodhur.

Kur e kemi gjithmonë forcën të mishëruar, kemi zakonin të mbysim dëshirat tona, mendimet e madje ndonjëherë edhe ndjenjat.

Kur e kemi gjithmonë forcën të mishëruar, jemi shumë të kujdesshëm për të mos e vënë peshën e problemeve tona te ndonjë tjetër.

Njerëzit që janë mësuar të kujdesen për të tjerët, jo gjithmonë kërkojnë ndihmë. Si njeri i fortë, fiton sfidat e tua, por në një pikë të caktuar arrin limitet e tua. E vërteta është se edhe më i forti në fund ka nevojë për dikë tjetër. Tani kuptoj se të gjithë kemi nevojë për dikë që është paksa më i fortë se ne.

Lexo po ashtu:  "Zhvillimi i bisedave pasuruese për mendjen dhe shpirtin", Disiplina e HESHTJES, sipas Pitagorës

Po, thashë fjalën NEVOJË, atë fjalë që kurrë nuk e kam shqiptuar, sepse dukej sikur kishte një kuptim negativ. Por në fund kuptova se është normale të mos jemi të fortë në mënyrë të vazhdueshme. I thosha vetes se nuk do ta hapja kurrë zemrën apo t’i tregoja dikujt se cilat ishin luftërat e mia të brendshme.

Mendoja se njerëzit e fortë nuk kishin nevojë për momente qetësie.

Çfarë ndodh nëse dikush sheh plagët tona?

Çfarë ndodh nëse dikush zbulon këta lot që gjithmonë i kemi mbajtur përbrenda?

Çfarë ndodh nëse dikush dëgjon ato ëndrra dhe dëshira të fshehta që gjithmonë i kemi pasur, por kurrë nuk kemi pasur kurajën për t’i thënë?

Do të doja vërtetë që dikush të kujdesej për mua, jo financiarisht, por doja krahë të fortë rreth shpatullave të mia, dikë të më mbante, pavarësisht stuhisë së furishme.

Financiarisht jam e pavarur, por nuk dua të jem më psikologjikisht e fortë. Po, ushqej dëshirën që dikush të më përkëdhelë.

Lexo po ashtu:  La Amerikën për Lushnjën, historia e këngëtares Whitney Peck

Nuk ka asgjë të keqe në dëshirën që të mbështetemi të dikush e të kujdeset për ne. Nuk ka asgjë për të na ardhur turp. Nuk është dobësi.

Është më shumë se të jemi të fortë: të gjithë kemi nevojë për dikë që të na kujtojë se të qenit të fortë nuk është një domosdoshmëri.

Është fuqia e dashurisë.

Dhe sigurisht, mund të vazhdohet të jemi të fortë për të tjerët. Por të sigurohemi se kjo forcë nuk na zbraz nga kapaciteti për të qëndruar në këmbë.

Një reflektim i rëndësishëm për t’u ndarë me të tjerët.