Ish presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka pranuar se është i frikësuar se Lionel Messi mund të mos e zgjasë qëndrimin e tij në klub, shkaku i bordit aktual.

Messi është i kontraktuar në ‘Camp Nou’ deri në vitin 2021, dhe raportet e tij me presidentin aktual, Josep Bartomeu nuk janë perfekte, duke e komplikuar vazhdimin e kontratës.

Derisa Bartomeu kohëve të fundit theksoi besimin e tij se Messi do të zgjasë kontratën e tij me Barcelonën, Laporta nuk është i sigurt për një gjë të tillë.

“Unë dua që ai të qëndrojë në vitin 2021, por jam i frikësuar se një vendim i keq i këtij bordi mund të rezultojë në një vendim të pakthyeshëm”, ka deklaruar Laporta, përcjell lajmi.net.

“Jam i shqetësuar se si po rrezikohet statusi i klubit”.

Lexo po ashtu:  “6 pikë për kampionatin nuk janë shumë”, Conte motivon lojtarët para Sampdorias

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *