Ese nga Milan Kundera

Dhe ç’është përmbylltas “provincializmi?” Si nje pamundesi (ose kundershtim) per ta pare kulturen tone ne nje kontekst te gjere. Jane dy lloje provincializmi; i vendeve te medhenj dhe te vegjel. Vendet e medha te sjellin neper mend idene e Getes per “literaturen boterore,” kjo letersi duket aq e vetemjaftueshme sa te mos kete kurrfare interesi per ate qe shkruhet tjeterkund. Kazimires Brandi shkruante ne Shenimet e Parisit; 1985- 87; Studentin francez e ndan nje hendek i madh me studentin polak, i pari mund ta kaperceje ate, sepse kultura e tij i permban pak a shume te gjitha aspektet, mundesite dhe fazat e evolucionit boteror.

Vendet e vogla jane gati te mbyllura per kontekstin e gjere, me mundesi shkaqesh kundershtuese, nga nje ane kane nderim per te, e nga ana tjeter iu duket sikur kane te bejne me dicka te huaj, ndonese i njejti qiell iu rri mbi krye, po distanca duket kaq e madhe, gati e paarritshme, si nje realitet ku ekziston vetem nje lidhje e vogel me letersine e tyre nacionale. Vendi i vogel te krijon bindjen se vetem kjo hapesire e ngushte eshte dhene per ty. Te qendrosh me syte e ngulur pertej kufijve te atdheut per t’iu bashkuar kolegeve neper ekstraterritorin e pafundem te artit, eshte marre per shperfillje te vlerave te vendit tend, si shenje perbuzjeje per te. Dhe kesisoj ne vendin e vogel shpesh kaplohesh prej situatave te pakendshme, mbijetesa aty behet e rrezikshme, je aq i ekspozuar ne qendrimin tend, sa nuk gjen kurrsesi asnje lloj justifikimi.

Lexo po ashtu:  Twitter gati të pranojë ofertën e blerjes nga Elon Musk

Franc Kafka flet per kete ne Ditarin e tij; nga kendshikimi i literatures se nje vendi te madh, ai ka parasysh ketu Gjermanine, Kafka qemton ne letersine Jidishe dhe Ceke; Nje vend i vogel, shkruan ai, ka respekt te madh per shkrimtaret e tij, sepse ata e nderojne ate ” ne mes te nje bote armiqesore, qe na rrethon,” gjithashtu per nje vend te vogel, letersia eshte “nje ceshtje shume me pak e rendesishme se sa ” ceshtja e nje populli” dhe kjo marredhenie midis letersise dhe popullit behet kaq lehtesisht e kuptueshme, ” sepse ajo perhapet si nje aliazh kryq e terthor vendit nen diktatin e parrullave politike.” Qe ketu Kafka arrin ne nje tjeter perfundim; ” Cfare vjen prej letersise se vendeve te medhenj gjen ketu nje nivel te ulet, strukturen e nje konstitucioni pa themele te qendrueshem, afermendsh krejt te parendesishem, prandaj duket sikur sjell me vete shkelqimin lebyres, qe te habit, provokon nje furi te befte interesi e grishjeje te forte, e cila nuk sjell asgje me shume se nje medyshje per jete a vdekje.”

Keto fjalet e fundit me kujtojne koret e famshem te Smetanes ( kompozuar ne Prage me 1864 ) pikerisht ajo pjesa; Gezo, gezo, o korb grykes, nje gosti te pret, shpejt ti do te shpallesh armik i vendit tend.” Si mund qe nje kompozitor i madh te shfaqe ne nje shkalle kaq siperane idiotesine e nje gjakatari? Mos kish pasur dicka te erret ne rinine e tij? Jo, fale zotit, ai ishte vetem dyzete vjec. Dhe ne kohen tone, cfare kumti sjell duke shpallur; “tradhtar i vendit tend?” Sot eshte bere e rendomte qe dikush qe shoqerohet me banda te komanduara t’i beje gropen bashkeqytetareve te tij. Jo vetem kaq; po ” tradhtar” eshte ai çeku qe le Pragen dhe shkon ne Viene te gjeje qetesi ne atmosferen e jetes gjermane. Dje Kafka shkruante per ate qe ndodh ende diku ne vendin e madh qe “provokonte nje furi te befte interesi e grishjeje te forte, e cila ne vendin e vogel nuk sillte asgje me pak se nje medyshje per jete a vdekje.

Lexo po ashtu:  Google Maps do të njoftojë përdoruesit rreth kufizimeve të udhëtimeve për shkak të Covid-19

Lidhja e ngushte e artistit me fatet e kombit, shnderrohet ne nje kontekst te vogel terrorist, duke i vene vulen e vrazhdte te tendences rolit te artit ne vendin e tij. Une nxorra nga nje shaptilograf i vjeter ca kopje te leksioneve mbi kompozicionin qe Vinsent d’Indi kishte mbajtur ne shkollen e muzikes ne Paris, prej nga kish dale nje gjenerate e tere kompozitoresh Franceze ne vitet e hershem te shekullit te njezete. Atje kishte disa paragrafe ku flitej per Smetanen dhe Dvorzhakun, vecanerisht per dy kuartete te Smetanes. Cfare shkruante ai? Permendte vec nje term ne variacione te ndryshme; “Ky folk-stil ne muziken e tij eshte frymezuar nga kenget dhe vallet popullore” Dhe asgje me. Asnje lloj interpretimi, zberthimi teorik, kur dihet qe mbeshtetja ne muziken popullore ndeshet kudo, te Hajdn, Shopen, List, Brahms; kurrfare perimtesie vetjake ne interpretim per te motivuar kete prirje genuine, bie fjala, dy kuartetet e Smetanes, jane aktualisht dy rrefime brilante te nje shpirti te derrmuar nga nje rrethane e skajshme vetjake; asokohe ai kishte humbur degjimin dhe ato, kuartetet ( nje mrekulli! ) jane, sic shprehet ai; ” shtjellat e nje shtrengate ne mendjen e nje njeriu qe po zhytet ne boten e heshtjes.”

Lexo po ashtu:  Shkrimtari francez që e krahasoi Skënderbeun me Herkulin e lashtësisë

Si mund ta bente Vinsent d’Indi kete gabim kaq te rende? Eshte krejt e mundshme qe ai te mos i kishte ne qender te studimit keta dy kompozitore dhe thjesht eshte mjaftuar me perseritjen e atyre c’ka flitej per ta. Opinioni i tij reflekton idene ceke te mbeshtetjes ne popull te dy kompozitoreve; duke perdorur politike ne famen e tyre ( i japin emer atdheut; “ne mes te nje bote armiqesore qe na rrethon,” ) dhe duke i terhequr se bashku me ca dromca folklori si burim per krijimtarine e tyre, i vendosin ne piedestalin ku valvitet flamuri kombetar. Dhe ne bote kjo politike ( c’ironi! ) behet e pranueshme, madje dhe interpretimet ngrihen mbi kete marrezi propagande.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *