Proverbat janë quajtur filozofi të përmbledhura. Një aforizëm i mirë nuk është kurrë jashtë kohës, dhe nga mençuria e popullit anglez do të burojnë gjithnjë urtësi që na vlejnë të drejtojmë jetën.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë një koleksion nga urtësia e popullit anglez, jemi në pritje të na thuash cila prej thënieve mëposhtë ishte më e goditura apo më e qëlluara.

Janë dy njerëz pa të meta, njëri ka vdekur, tjetri nuk ka lindur akoma.

“Unë po shoh!” – i thotë i verbri të vëllait të shurdhër.

Vlen më mirë të kafshohesh për vdekje nga patat, se sa të çuditesh për vdekje nga pulat.

Zoti ndihmon të kujdesshmin.

Shmangni servilët, janë hajdutë të maskuar.

Shoqërinë zgjidhe para pijes.

Shpejtësia e dorës e mashtron syrin.

Shthurja në maniera dhe sjellje çon në shthurje të principatave.

Të bukurat dalin në pah se përreth janë të shëmtuarat.

Rrumbullakosja e shifrave mban në vete gënjeshtër.

Sa më lart ngrihesh, aq më poshtë bie.

Sekreti i mirëedukimit qendron në respektimin e fëmijëve dhe të nxënësve.

Sikur dëshirat të ishin kuaj, lypësit do të kalëronin.

Sikur të kisha dhënë katër pens për këshillën, do të kisha paguar katër pens më tepër.

Stomaku i ngarkuar, trup i dërrmuar.

Pritjet janë fitim i budallait.

Pushteti të shthur.

Pyet kuletën çfarë duhet të blesh.

Qortimet e nënës nuk janë pa baza.

Ruaju nga gratë e këqija dhe nga pranvera e hershme.

Lexo po ashtu:  - Do të zverdhet bota fantastike, do të mërdhijë, do të treten ëndrrat tuaja dhe do të bien siç bien gjethet e verdha nga drurët…

Rreziku dhe kënaqësia rriten në të njëjtin kërcell.

Paradokset nxisin tërheqjen e vëmendjes për ide.

Paraja bënë të valojë tenxherja, edhe se djalli shurron zjarrin.

Para se të merrni të shkruani, mësoni të mendoni.

Po pive verë do të kesh cermën (sëmundje kockash), po s’e pive do të jesh njëlloj.

Portofoli pa lekë është veç një copë lëkure.

Njeriu e do shtëpinë e tij edhe kur ajo është pa çati.

Njeriu i pafat edhe kur bie në pupla, e thyen kokën.

Një dëmtim edhe i vogël në sy, është i madh.

Një goditje më pak, edhe pse për pak kohë, është një goditje më pak.

Nëse prej teje nuk kërkojnë – mos jep as këshillë, as kripë.

Nga kurioziteti i tepërt humbi parajsën burri i botës.

Nuk vlen muzika kur të dhemb dhëmbi.

Në lumturi arsyetimin, në fatkeqësi durim.

Në rini i çthurur, në pleqëri i braktisur.

Nëse do që pula të të bëjë ve, duhet ta durosh që ta durosh kakarisjen e saj.

Nëse e thua të vërtetën s’ke nevojë të mbash mend se ç’ke thënë.

Mirësia vlen më shumë se bukuria.

Mos bëj pyetje, nëse s’do të dëgjosh gënjeshtra.

Mos e blej derrin në thes.

Mos ia gërmoni varrin vetes me thikën e pirunin tuaj.

Mos u martoni për arsye të parave. Paratë mund të huazohen lehtë.

Me fshehsë të keqe nuk fshihet dhoma.

Më mirë të lindësh fatlum, sesa i pasur.

Lexo po ashtu:  “NDËRGJEGJJA E PERËNDIMIT” - 110 vjet nga lindja e Albert Camus

Më shumë ushtararë vdesin në tërheqje dhe ikje, se në luftime.

Kush martohet me dashuri, pa para, do të ketë netë të bukura e ditë trishtuara.

Kush ngrihet që me natë, i vete mbarë.

Largimi i mërzisë arrihet me një mjet, punën.

Ligjet janë të kota për ata që nuk kanë trimëri e mjete për t’i mbrojtur.

Loja nuk është fituar derisa të mos ketë përfunduar.

Kursen në rubinet dhe lë tapën hapur.

Kursen thuprën e lazdron fëmijën.

Kur tradhëtia jep fruta, nuk guxohet të quhet e tillë.

Kushdo mund të fitojë para, vetëm një njeri i zoti di të shpenzojë.

Kush duhet nga të gjithë, nuk mbetet kurrë në qetësi.

Kush është në ferr, mendon se s’ekziston parajsa.

Kush harron botën, edhe bota e harron atë.

Koha dhe furtuna s’presin askënd.

Kombi nuk mund t’i lejojë vetes ndryrësia.

Kritika është tatim-taksa që paguhet për të qenë të lartë.

Ku fillon ambicja, atje mungon arsyeja.

Kur fle herët e ngrihesh herët, bëhesh i shëndetshëm, i pasur e i mençur.

Kur flet historia, njerëz të veçantë duhet të heshtin.

Jeta e djalit fillon kur lind, e vajzës kur martohet.

Jeta pa dashuri është siti pa pranverë.

Ka një vrimë nën hundë ku futet e gjithë parajsa e tij.

Këmbimi i drejtë nuk është plaçkitje.

Idetë buçasin në botë më tepër se topat.

Ilaçi më efekti ndaj besëtytnive është dija.

I lirë është ai që nuk shpreson gjë dhe nuk frikësohet nga asgjë.

Lexo po ashtu:  24 mendime të ndritura mbi vuajtjen!

Gishtat që dinë të flasin vlejnë më shumë se goja që hesht.

Goditjet e vogla rrëzojnë edhe lisat e mëdhenj.

Guri që rrokullist nuk zë myshk.

Gjen djalli punë për duart dembele.

Femrat kursejnë pak dhe harxhojnë shumë.

Fëmijët duhet t’i shikojmë, por jo edhe t’i dëgjomë.

Fjalët e mira më bëjnë të jem i vëmendshëm në kuletë.

Edhe po u gjet në pleh, diamanti është çmueshëm.

Edhe rruga njëmijë miljesh fillon me hapin e parë.

Edhe shëndeti, si shumë gjëra, vlerësohen kur mungon.

Fati mund të na e marrë vetëm atë që na e ka dhënë.

Dime që jemi por nuk dimë ç’do bëhemi.

Disa jnë quajtur guximtarë se kanë pasur frikë të ikin.

Dy kokë janë më mirë se një.

Borxhliu gjithmonë gënjen.

Bukuria është në sytë e atij që sheh.

Çdo njeri duhet të ngrejë zëein aq sa e ka fuqinë.

Çdo popull ka qeverinë që meriton.

Çfarë është dija? Përvojë e regjistruar.

Çuditë janë për ata që besojnë në to.

Dashurinë dhe kollën s’i fsheh dot.

Dashuria është e vetmja forc e aftë për të shndërruar çdo armik në mik.

Asnjëherë forca nuk ka luajtur rol shëruesi.

Asnjë kohë nuk është më e mirë se momenti i tanishëm.

Besimi i humbur ngjason me humbje të jetës, ajo nuk kthen.

Ai që di të vuajë, di të fitojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *