Atë Foti Cici

Agjensia më e madhe e lajmeve kishtare greqisht publikoi një njoftim të Kryepeshkopatës së Tiranës mbi takimin e djeshëm të kryepeshkopit Janullatos me Fredi Belerin (shih burimin e lajmit në fund).

Nëse ky takim i kryepeshkopit ortodoks të Shqipërisë nuk është i dëmshëm për interesat e popullit shqiptar, përse nuk publikohet edhe në faqen zyrtare të KOASh-it, si dhe në hapësirat e tjera mediatike të kishës sonë, por iu fshihet besimtarëve të Kishës Shqiptare?

Në fakt, kemi një takim të ambasadorit de facto të Greqisë dhe shefit të shërbimeve të fshehta greke në Shqipëri njëherësh, me petkun e klerikut, me një ithtar të Agimit të Artë me veprimtari të hapur antishqiptare, të cilin Sali Berisha, Ilir Meta dhe opozita e sotme shqiptare e imponuan në krye të Bashkisë së Himarës.

Për të mbuluar aktin antishqiptar përdoret feja, duke shfrytëzuar ditën e Shën Mërisë: “Për himariotët e Tërëshenjta është mbështetje dhe referencë devotshmërie, ashtu si dhe për të gjithë Helenizmin”.

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila kjo e mori autoqefalinë nga Patrikana Ekumenike pikërisht se ishte me shumicë dërrmuese shqiptare, përndryshe nuk kishte se si ta kërkonte, kryepeshkopi ynë, pra, merr pozita jo vetëm politike, por antishqiptare dhe ekstremiste, duke thirrur se Himara qenka pjesë e helenizmit.

Lexo po ashtu:  Ne shqiptarët e sotëm, të 100 vjetëve të fundit, nuk meritojmë dy gjëra: gjuhën shqipe dhe Skënderbeun.

Madje në këtë njoftim z. Janullatos vajton se vetë ai persekutohet në Shqipëri, edhe pse ka krijuar një shtet brenda shtetit shqiptar, dhe madje akuzon autoritetet shqiptare se e kanë lënë në pritje për disa javë, pa e lejuar të vizitonte në burg Fredi Belerin.

Për më keq, është antikombëtare dhe antiortodokse që z. Janullatos rrëshqet nga teologjia ortodokse kur thotë për Fredi Belerin: “Kur një anëtar i Kishës përndiqet padrejtësisht, i bëhet padrejtësi gjithë Kishës”.

Burimi i lajmit në agjencisë e lajmeve kishtare Romfea.gr (15 gusht 2023).

Ο Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος στον φυλακισμένο Δήμαρχο Χειμάρρας:
https://www.romfea.gr/…/58338-o-arxiepiskopos… 

S

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *