20 Nëntor 1905

Mark Tueini, autori i paimitueshëm i shumë veprave, ndër më të famshmet e të cilave janë “Aventurat e Hakëlberri Finit” dhe “Aventurat e Tom Sojerit”, pa gjatë jetës së tij më shumë sëmundje dhe dhimbje, se shumëkush tjetër. Në vitin 1872, ai humbi një djalë 19-muajsh, Landgonin, prej difterisë; në vitin 1896, ai humbi një vajzë, Suzin, prej meningjitit; dhe në vitin 1904, bashkëshortja e tij, Olivia ndërroi jetë prej një sëmundjeje në zemër. Kështu që, kur vetëm një vit pasi kishte mbetur i ve, ai mori një letër dhe një pamflet nga një shitës i “Eliksirit të Jetës”, një ilac magjik, sipas këtij të fundit, që mund të kuronte gjithë sëmundjet e sipërpërmendura dhe shumë të tjera, Tueini kish gjithë të drejtën të ndihej i zemëruar dhe i dëshpëruar për t’u përgjigjur. Dhe kështu bëri, me zemërim dhe stil. Versioni i mëposhtëm ishte një draft, të cilin Tueini ia diktoi menjëherë sekretares së tij.

J.H.Tod

Dt. 20 Nëntor 1905

Lexo po ashtu:  Si u caktua 25 dhjetori si Krishtlindje?

1212 Webster St, San Francisco, Cal.

I Nderuar Zotëri,

Letra juaj është një gjëzë e pazgjidhshmepër mua. Shkrimi i dorës është i mirë dhe paraqet një karakter të konsiderueshëm, madje ka edhe gjurmë të inteligjencës në ato që ju thoni, megjithatë letra dhe reklama që e shoqëron atë duket se janë vepër e të njëjtës dorë. Personi që ka shkruajtur reklamën, është padyshim njeriu më injorant që jeton sot mbi këtë planet; gjithashtu, pa asnjë dyshim ai është një idiot, një idiot i shkallës së 33-të, dhe pasardhës i një linje të lashtë idiotërish që e kanë fillesën që tek Hallka e Munguar. Jam vërtetë i habitur dhe nuk gjej dot se si ka mundësi që e njëjta dorë, ka shkruajtur edhe letrën tuaj, edhe reklamën. Gjëzat më frikësojnë, gjëzat më mërzisin, gjëzat më lodhin; dhe gjithmonë, për një moment, shkaktojnë tek unë një gjendje mendore të papëlqyeshme kundrejt personit që më ka shastisur me gjëzën. Pak minuta më vonë, pakënaqësia ime do të jetë shuar dhe do të ketë kaluar, dhe ndoshta mund të ulem edhe të lutem për ty; por ndërkohë që kam ende kohë, nxitoj të uroj që ti të marrësh gabimisht një dozë nga helmi yt, dhe të hysh me shpejtësi në ferrin që ti dhe të gjithë vrasësit e tjerë me patentë, që prodhojnë me ilace, e kanë merituar.

Lexo po ashtu:  Gjashtë tiparet e veçanta të vetmitarëve!

Adieu, adieu, adieu!

Mark Tuein

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *