Në shkollat austriake ekziston një praktikë interesante e garave për oratori ose për fjalimin më të bukur. Ato mbahen në nivele më të ulëta por edhe në nivele të njësive federale (Land-eve) dhe në nivel të shtetit dhe në kategori të ndryshme, bazuar në ciklin shkollor.

Në garat e mbajtura pak ditë më parë, në kategorinë “Shkollat e mesme” në nivel të landit (Burgerland), vendin e parë e ka zënë nxënësja me rrënjë shqiptare, Jehona Berbati. Nxënësja e klasës dytës e Shkollës së mesme tregtare Oberpullendorf, shkruan meinbezirk.at. Ajo i ka hyrë garës me një fjalim klasik që kishte për temë Lirinë.

Përse Jehona ka zgjedhur pikërisht këtë temë?

”Unë kam biseduar shumë me prindërit emi, të cilët kanë ardhur nga Kosova në Austri si të rinj. Nga këto bashkëbisedime të bëhet e qartë se liria, ashtu siç e njohim ne, nuk është një gjë e vetëkuptueshme. Prindërit e mi prandaj kanë luftuar dhe punuar që të mund të më jepnin mua këtu lirinë që e gëzoj!”, shprehet Jehona Berbati.

Lexo po ashtu:  Gjendet anija plot me marinarë të vdekur për të cilët nuk kishte dëgjuar askush

Në fillim thotë të ketë qenë shumë e emocionuar, nga fakti se gara zhvillohet para një publiku të madh në numër dhe para tre anëtarëve të jurisë. Por, pas tri fjalive të para, gjithçka kishte rrjedhur më lehtë.

Jehona üpër këtë garë është përgatitur së bashku me profesoreshën e saj të gjermanishtes Judith Friedl si dhe me motrën e saj. Kjo e fundit kishte marrë pjesë vetë më parë në këtë garë prandaj kishte mundësi t`i jipte Jehonës këshilla me vlerë. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *