Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama publikoi sot disa foto të jelekëve tradicionalë të Beratit që ruhen në Muzeun Etnografik të qytetit.

Kryeministri tha se disa nga vlerat e vërteta të trashëgimisë sonë kulturore u shpëtuan nga zhdukja dhe konservuan më së miri.

“Mirëmëngjes dhe me këto xhevahire të ilakçinjve duarartë nga Muzeu Etnografik i Beratit, ku u shpëtuan nga zhdukja dhe konservuan më së miri, disa nga vlerat e vërteta të trashëgimisë sonë kulturore, ju uroj ditë të mbarë”, tha Rama.

Jelekët me ar janë përdorur në masë si te femrat dhe te meshkujt. Copa e jelekut ka qenë kadife, ngjyra e referuar ka qenë e kuqe, vjollca dhe e kaltra. Jelekët me ar ishin të qëndisur në të gjithë sipërfaqen.

Në Berat janë përdorur edhe jelekë cohe me ngjyre blu të qëndisur me gajtan të caktuar për gratë në moshë. Për femrat jelekët ishin kadife të qëndisur me fije mëndafshi, stolisur me rruaza dhe temina. /Atsh/

Lexo po ashtu:  Twitteri “ndalon” shpërndarjen e lajmeve pa i lexuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *