Tuluza u shndërrua në kryeqendër të përleshjeve të Jelekëverdhëve me policinë franceze në javën e 22-të radhazi të manifestimeve kundër presidentit Macron.

Pamjet tregojnë se policia përdori gazin lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit që qëllonin me gurë, shishe e sende të forta në drejtim të tyre.

23 persona ranë në prangat e policisë nga përleshjet vetëm në këtë qytet, por manifestimet u shtrinë edhe në kryeqytetin Paris, Nantë e qytete të tjera. Përmasat ishin më të vogla se fundjavat e kaluara.

Këto ishin protestat e para që pas dekretimit javën e kaluar nga presidenti, të masave që i japin forcave të rendit më tepër pushtet në ndalimin e dhunës gjatë tubimeve. Gjykata Kushtetuese franceze e shpalli anti-kushtetues njërën nga masat, atë që ndalon manifestuesit të mbulojnë fytyrën. Macron pritet të shpallë javën e ardhshme të tjera reforma që synojnë të kënaqin Jelekëverdhët, si reduktimi i taksës mbi të ardhurat dhe indeksimi i pensioneve në bazë të inflacionit.
Në cepin tjetër të Evropës, në Tiranë e në Prishtinë, shqiptarët e varfur, të diskriminiuar e të vjedhur, kanë zgjedhur rrugën e kapitulimit: o pinë makiato, o ikin si kurvat./MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Vasfije Krasniqi në Kongresin Amerikan: Kanë kaluar 20 vjet dhe askush nuk ka dhënë llogari për atë që më kanë bërë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *