Kancelari austriak, Sebastian Kurz, jep droëheqjen. Kurz tha sot se i ka kërkuar presidentit të caktojë një kryeministër të ri. Largimin nga kreu i qeverisë, Kurz e ka motivuar me ngërçin politik dhe kundërshtimin e ashpër nga opozita.

Siç raporton Bloomberg, në postin e tij është propozuar ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg.

Më shumë sesa konflikti politik, duket se pas dorëheqjes së Kurz është një hetim i hapur ndaj tij së fundmi. Tre ditë më parë, Reuters raportoi për disa kontrolle të kryera në Kancelarinë austriake, Ministrinë e Financave dhe zyrat e partisë së Kurz.

Pas kontrolleve prokurorët antikorrupsion njoftuan se ndaj Kurz ka nisur një hetim mbi dyshimin për ryshfet.

Kurz dhe Partia e tij Popullore (OVP) e hodhën poshtë hetimin si të motivuar politikisht.

Dyshimi në këtë hetim është se, duke filluar në vitin 2016 kur Kurz ishte ministër i jashtëm dhe kërkonte të bëhej udhëheqës partie, dhe më vonë kur u bë kancelar, Ministria e Financave e drejtuar nga konservatorët pagoi reklamat në një gazetë, në këmbim të sondazheve dhe politikës editorial në favor të tij.

Lexo po ashtu:  Mediat greke vënë në dyshim besueshmërinë e të dhënave për Covid-19

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *