Academia Pontifikale për Jetën në Vatikan së bashku me Shoqatën “Revert Onlus” dhe Fondacionin “Lehtësimi i Dhimbjes në San Giovanni Rodondo” kanë njoftuar përfundimin me sukses të një eksperimenti dy vjeçar me pacientë të prekur nga skelorza e shumëfishtë progresive. Eksperimenti ka përfunduar më 20 maj dhe konsistonte në transplantin e qelizave staminale cerebrale në 15 pacientë të prekur nga kjo sëmundje shumë e rëndë dhe debilizuese dhe ka rezultuar me sukses. Organizatorët njoftojnë se te pacientët nuk janë vënë re efekte anësore në fazën post-operatore, ndërkohë që monitorimi për të gjithë subjektet do të vazhdojë për një vit më pas.

Kryhet kështu hapi i parë drejt zhvillimit të një protokolli eksperimental, thuhet në njoftim.

Testi klinik është kryer në Terni dhe sipas autorëve ai përfaqëson etapën e tretë në një përpjekje që ka nisur 12 vjet më parë përmes së cilës është krijuar banka e parë në botë e qelizave staminale trunore.

Lexo po ashtu:  Studimi/ Qelizat kancerogjene kalojnë në gjum letargjik për t’i shpëtuar kimioterapisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *