Sasia e sheqerit tek ushqimi për fëmijë duhet të kufizohet dhe prindërit duhet t’u japin fëmijëve më shumë perime që të mos mësohen vetëm me shijen e ëmbël, thonë ekspertët e shëndetit për moshat fëminore.

Ata paralajmërojnë se, edhe pse në etiketat e produkteve ushqimore për fëmijë është e shënuar “nuk ka sheqer të shtuar”, shpesh përmbajnë sheqerna nga mjalti ose lëngu i frutave.

Prindërit duhet t’i mësojnë fëmijët edhe me shijen e hidhur, rekomandojnë ekspertët nga Kolegji Mbretëror i Pediatrisë dhe Shëndetit për Fëmijë.

Kjo do t’i mbrpjë fëmijët nga prishja e dhëmbëve, dieta e varfër dhe obeziteti. Ky rekomandim është një nga disa rekomandime të përfshirë në raportin si të përmirësojmë shëndetin e fëmijëve, në Britani. Në raport thuhet se qeveria duhet të vendos limitet e detyrueshëm të sasisë së sheqerit që mund të përdoret në produktet ushqimore për fëmijë.

Shumë prej këtyre produkteve përmbajnë nivele të larta të sheqerit të shtuar.

Lexo po ashtu:  Këto rregulla janë të rëndësishme për jetën tonë në ditët tona. - Lexo me kujdes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *