Gazeta e njohur hebrejeJerusalem Post ka njoftuar se njohja e Kosovës nga Izraeli do t’i tensionojë raportet me Serbinë, edhe pse kjo është pjesë e marrëveshjes që dy vendet e Ballkanit kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, duke e cituar një burim të afërt me Presidentin e Serbisë. 

“Serbia nuk do të çojë ambasadën e saj në Jerusalem nëse Izraeli e njeh Kosovën si një shtet të pavarur” ka thënë ky burim për Jerusalem Post, që është i njohur me detajet e marrëveshjeve në Washington.

“Ky hap do t’I dëmtojë relacionet e afërta ndërmjet Izraelit dhe Serbisë që nuk do të jenë më kurrë të njëjta. Kjo është kaq e thjeshtë” ka thënë zyrtari që e ka cituar Jerusalem Post.

Lexo po ashtu:  Vizita e Erdoganit, flet Rama: "Tifozllëku i sëmurë partiak, mllefi i pangushëllueshëm ‘intelektual’ dhe budallallëku islamofobik, nuk e ndryshojnë miqësinë tradicionale me popullin turk"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *