Një grup ish-studentësh, secili shumë i suksesshëm në karrierën e tij profesionale, vendosën t’i shkojnë për një vizitë në shtëpi profesorit të tyre të vjetër të universitetit. Pas përshëndetjeve të rastit, biseda midis tyre kaloi shumë shpejt tek ankesat e të rinjve për stresin në punë dhe në jetë.

Në një moment profesori moshuar u ngrit, shkoi në kuzhinë, dhe u rikthye me një tenxhere të madhe të mbushur me kafe, si dhe me një shumëllojshmëri filxhanësh – prej porcelani, plastike, qelqi, kristali, disa ishin me një pamje të thjeshtë, disa shumë të shtrenjtë, dhe disa plot shkëlqim – duke u thënë atyre që të zgjidhnin vetë filxhanin me të cilin donin të pinin kafe, dhe ta mbushnin atë në tenxhere.

Kur të gjithë ish-studentët e tij morën nga një filxhan kafeje në dorë, profesori u tha:”Nëse e keni vënë re, ju të gjithë keni marrë filxhanët e shtrenjta dhe me pamje të bukur, ndërsa keni lënë filxhanët e thjeshtë dhe të lirë. Ndërsa është normale që ju të dëshironi vetëm më tëmirën për veten tuaj, ky është njëkohësisht edhe burimi i problemeve dhe i stresit tuaj.

Lexo po ashtu:  Letra nga burgu e Dostojevskit për të vëllanë!

Jini të sigurt për një gjë:filxhani në vetvete nuk i shton ndonjë cilësi kafesë. Në shumicën e rasteve ai është thjesht më i shtrenjtë, dhe në disa raste e fsheh edhe atë që pimë. Ajo që dëshironit ju të gjithë ishte kafeja dhe jo filxhani, por me vetëdije u ngritët dhe zgjodhëtfilxhanët më të mirë…

Dhe më pas filluat të shihnit filxhanët e njëri-tjetrit. Tani mos e harroni këtë këshillë që po ju jap:Jeta është si kafeja; ndërsa punët, paratë dhe statusi në shoqëri janë si filxhanët. Ato janë thjesht mjete për të mbajtur Jetën tuaj, dhe lloji i filxhanit që kemi nuk e përcakton dhe as nuk e ndryshon cilësinë e jetës që kemi.

Ndonjëherë, duke u përqendruar vetëm tek filxhani, nuk arrijmë që ta shijojmë kafen. Ndaj shijojeni kafen, dhe jo filxhanët! Njerëzit më të lumtur nuk kanë më të mirën nga gjithçka. Ata nxjerrin më të mirën nga gjithçka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *