Të dashur miq,

Situata në vendin tonë është shumë e ndërlikuar, jemi një shtet unik në Botë, jemi i vetmi poull pa mbikqyrjen institucionale, por megjithatë ne duhet që t’ja lehtësojmë jetën vehtes tonë.

Jetojmë në një kohë sprove. Ne të gjithë duhet të bëjmë atë që kërkohet nga secili prej nesh, të përpiqemi që ti ndihmojnë njeri-tjetrit dhe të marrim përgjegjësinë tonë për të ndaluar përhapjen e infeksionit-gripit (Covid-19).

E ashtuquajtur qeveria Hoti gjithë çka ndërmerr për këtë kohë është, ti vjedhin dhe ti ndajnë mesë koalicionit paranë publike. Ndalojnë funksionimin e bizneseve, por nuk ju ndihmojnë në kompenzim, i ndalojnë lëvizjen e qytetarëve por, nuk i ndihmojnë që të kenë buk në sofër, kontribojnë për ta ngritur papunësinë, nuk ofrojnë asnjë ndihmë qyterëve të vendit. Thjeshtë kemi një qeveri e cila gjithçka bënë është të vjedhë dhe ta rrënojnë sistemin e shtetit tonë të pavarur.

Edhe në shtetin Europian ku jetoj unë, ky virus u përhapë shumë, por institucionet nuk i kanë ndaluar bizneset, jepin udhëzime dhe ndihmojnë të infektuarve të shërohen në shtëpitë e veta dhe jeta vazhdon, qytetarët japin kontribute të mëdha të mbajnë distancën fizike ndërsa, shteti ka vendosur dezinfektues në çdo vend ku qytatetarët lëvizin. Kjo vlen edhe për personelin në mirëqenie, por edhe forca të tjera. Për kohën kur ishim si LVV’je në qeverisjen qendrore ju kujtohet patëm marë shumë iniciativa të mira si parti VETËVENDOSJE, si në nivel lokal dhe qendror. Është shumë e rëndësishme që ne të ndajmë përvojat me njëri-tjetrin.

Lexo po ashtu:  Britanikët në anën e Kurtit, të shqetësuar që SHBA-ja dhe BE-ja po e ndëshkojnë

Ne kemi një situatë serioze – por duhet ta kalojmë këtë krizë dhe të ndërtojmë së bashku një shoqëri më të fortë. Këtë e bëjmë vetëm me ardhjen në qeverisjen qendrore Lëvizja VETËVENDOSJE ??

Hysen Aliu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *