Jeta nuk pret askënd dhe çdo ditë që kalojmë duke jetuar një realitet që nuk na pëlqen është një mundësi që ne kemi humbur për të qenë të lumtur. 

Ne mund ta bëjmë në mënyrë të pandërgjegjshme, sepse varësia ndërfutet brenda nesh në një mënyrë shumë delikate, dhe kur kuptojmë se jemi tashmë në këtë rreth vicioz të varësisë nga tjetri për të jetuar mirë, është tepër vonë.

Megjithatë, mbështetja vetëm tek një person tjetër, kurrë nuk do të na sjellë lumturinë e plotë sepse ne jemi zotërit e fatit tonë dhe nuk jemi të lindur për të ndjekur drejtimet e njerëzve të tjerë.

Çlirimi nga varësia prej njerëzve të tjerë është gjëja më e mirë që mund të bëjmë për veten tonë.

Kur kjo ndodh, ne mësojmë të besojmë më shumë dhe të arrijmë paqen.

Për më tepër, marrëdhënia jonë me veten dhe me njerëzit rreth nesh bëhet më e vërtetë, më e fortë dhe më e ndershme.

Lexo po ashtu:  “Martesa është një betejë deri në vdekje, para së cilës bashkëshortët…”

Kur mësojmë të jetojmë vetëm, duke mos pritur asgjë nga askush, ne lejojmë që jeta jonë të rrjedhë natyrshëm dhe kjo na befason.

Jeto dhe lër të jetojnë, gjithësecili është përgjegjës për lumturinë e vet.

Duke mos pritur që njerëzit të zgjidhin problemet tona dhe duke u bërë vetë përgjegjës për to, ne kemi më shumë liri për të krijuar jetën që me të vërtetë dëshirojmë të jetojmë dhe për të krijuar një mjedis më pozitiv rreth nesh.

Megjithëse kjo nuk na pengon gjithmonë të rritim pritshmëritë për disa gjëra, të paktën na pengon të sabotojmë jetën tonë, sepse shpesh harxhojmë më shumë kohë duke menduar për atë që bëjnë të tjerët, në vend të vetes sonë.

Ne duhet të mësojmë të vendosim veten tonë të parën dhe të udhëheqim jetën tonë në mënyrën që na bën më të lumtur.

Është pjesë e së drejtës së secilit prej nesh të vendosë se çfarë të bëjë me jetën e vet dhe të jemi të lumtur në këtë mënyrë, edhe nëse zgjedhjet nuk korrespondojnë me dëshirat e të tjerëve. Jeta nuk pret askënd dhe çdo ditë që kalojmë duke jetuar një realitet që nuk na pëlqen është një mundësi që ne kemi humbur për të qenë të lumtur.

Lexo po ashtu:  A e dini kur u shfaqën pyjet e para në Tokë?

Kur pushojmë duke pritur për tjetrin, ne jetojmë shumë më mirë.

Gjërat nuk do të vijnë gjithmonë siç kemi shpresuar, por është edhe më mirë të dimë se ne jemi në kontrollin e jetës sonë, sesa të jemi në pajtim me të tjerët, të cilët shpesh nuk kanë interesin më të mirë në zemrat e tyre.

Mësojmë të falënderojmë për bekimet dhe mësimet që jeta vendos në shtigjet tona, në vend që të ankohemi për fat të keq dhe ta braktisim të ardhmen tonë në duart e të tjerëve.

Marrim përgjegjësinë për krijimin e jetës së ëndrrave, por fillojmë duke pranuar realitetin aktual. Mos u mashtroni duke imagjinuar se tjetri mund të zgjidhë gjithçka për ju, sa hap e mbyll sytë.

Të presim më shumë nga vetja dhe më pak nga të tjerët./ bota.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *