(Prof. Agim Vinca, “Dritë dhe mjegull”, botuar nga shtëpia botuese “SYTH” në Tetovë)

Nga: Emin Azemi

Kur shkrimtarët shkruajnë për aktualitetin, kjo nuk është mënyrë e zakonshme e vrojtimit të gjërave. Ky vrojtim ka diçka specifike, ka temperamentin e qasjes jokonformiste dhe dimensionin  e këndvështrimit të thellë, që nuk mund të arrihet pa një bashkëshoqërim faktorësh të lidhur ngushtë me botën e brendshme të autorit. Madje veprat më të mira që janë krijuar mbi këtë tipologji shkrimesh, kanë pasur për autorë pikërisht shkrimtarët. Të përkujtojmë me këtë rast Hemingvejin , Markezin, Buxatin, Orvellin, Pamukun etj.

Në këtë rregull të pashkruar nuk bën përjashtim edhe studiuesi dhe poeti Agim Vinca, vepra e të cilit kësaj radhe vjen si dëshmi e një ‘autopsie’ krejt origjinale për atë që ai e konsideron të qenësishme në observimin e tij si autor, që edhe më herët ka trajtuar dritë-hijet e realitetit tonë politik, social e kulturor.

Agim Vinca bën pjesë në grupin e atyre autorëve që nuk është peng i klisheve zhanrore dhe si i tillë në diskursin e tij shkrimor ai nuk i ‘djeg’ temat  e përditshmërisë me qasje sipërfaqësore. Përkundrazi, qasja e tij vjen si jehonë e ndërgjegjes së lartë njerëzore (autoriale), që lëviz rrëmbimthi në ‘kapilarët’ e gjithë librit, duke nxjerrë në pah raportin që ka intelektuali me aktualitetin, me njerëzit dhe procesin shoqëror.

Lexo po ashtu:  Poezi nga Johann Wolfgang von Goethe

Në një libër voluminoz  si ky, ‘kompasi’ tematik lëviz pahetueshëm nga njëra fushë në tjetrën, nga politika te kultura, nga aktualiteti te historia, nga epopetë e mëdha te mikrongjarjet, për të formuar një trajektore të gjatë kuptimësie brenda së cilës lëviz një epokë e tërë ngjarjesh e përjetimesh,  që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (‘Kurdo që flasim për të kaluarën, shtrohet doemos pyetja e pashmangshme për të sotmen dhe, madje, edhe për të nesërmen, që kanë raporte varësie me njëra-tjetrën. Me një fjalë: cila është gjendja e shqiptarëve sot si komb dhe çka synojnë ata në të ardhmen; çka, kah dhe si?’) e deri te “tota Mije” (‘Në Tiranë jetonte një kushërirë e tim eti, Nazmija, të cilën e gjithë familja e thërriste “tota Mije”. Tota Mije, e bija e Sef Vojncës, ishte e martuar te Sojlitë e Strugës, një pjesë e të cilëve gjatë Luftës së Dytë Botërore u vendosën në Tiranë dhe mbetën atje edhe pas luftës’, shkruan autori).

Sado që këto shkrimet kanë pasur fillimisht një parahistori komunikimi me lexuesit, për arsye të botimit të tyre në shtypin e përditshëm dhe javor, ato, megjithatë, në përbërjen e tanishme në formë libri ( i ndarë në tre kapituj: 1- Artikuj, intervista, opinione, 2- Nderim miqve krijues

Lexo po ashtu:  Limiti i thirrjeve të WhatsApp së shpejti me 50 persona por me një kusht

3- Një udhëpërshkrim dhe dy portrete) , krijojnë një morfologji tjetër receptive, duke kompensuar inercinë e leximit të shpejt e sipërfaqësor, me një lexim tjetër, më studimor, sidomos shkrimet që kanë të bëjnë me emra të caktuar shkrimtarësh (Mekuli, Kadare, Shkreli, Drini, Çapriqi), por edhe me procese social-kulturore  e politike nëpër të cilat kaluan shqiptarët.

Në natyrën e këtyre shkrimeve (ad-hoc), gjithmonë ekziston rreziku i zvetënimit dhe humbjes së freskisë, por kur e lexojmë Agim Vincën, jo vetëm se nuk ndjehemi të mërzitur gjatë leximit, por na bëhet sikur po e lexojmë për herë të parë, sepse qasja e tij është rezistuese ndaj ‘tretësve’ që imponon koha, por edhe një përparësi që favorizon dimensionin dokumentar të observimit. Ajo që një vëzhguesi të pavëmendshëm do ti dukej sipërfaqësore dhe sekondare, Agim Vinca do ta trajtonte me një tjetër aparaturë observimi në një mori skicash e reportazhesh që arkitekturën tematike e ndërtojnë mbi ‘pllakëza’ të vogla ngjarjesh e shqetësimesh, përvojash e përjetimesh, sikundër është edhe seria e reportazheve mbi Palestinën, një notes ky i mbetur hapur nga emocionet që poeti Agim Vinca i transferoi te lexuesi përmes udhëpërshkrimit, një notes ky i mbetur hapur nga emocionet që poeti Agim Vinca i transferoi te lexuesi përmes udhëpërshkrimit.

Lexo po ashtu:  Të huaj jemi – Ismail Kadare

Materia e një libri asnjëherë nuk ngurtësohet, sidomos librat si ky i Agim Vincës, që në thelb ka vrojtimin shumëdimensional dhe guximin për të kaluar mbi linjat skematizuese të paraqitjes së realiteteve politike, kulturore e sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *