Vetëm në jug të rrethit të Arktikut, disa norvegjezë të përkushtuar po e mbajnë gjallë traditën e bujqësisë së qëndrueshme dhe po bëjnë disa nga jorganët më të lakmuar në botë.

Çdo prill, Hildegunn Nordum dhe bashkëshorti i saj Erik, plus disa anëtarë të familjes së tyre të zgjeruar, largohen nga Norvegjia dhe shkojnë për në shtëpitë e tyre të pranverës dhe të verës në Lånan, një ishull i vogël, pothuajse i sheshtë dhe i pabanuar në arkipelagun e Vega, një mozaik prej 6.500 ishujsh dhe shkëmbinjsh nënujorë në jug të Rrethit Arktik.

Image

Disa vjet me radhë, Nordum dhe kushërinjtë e saj mbërrijnë për të gjetur rosën e rrallë që gjendet në këto ishuj.

8 deri në 10 banorë të ishullit që kthehen çdo vit njihen si fuglevokterne (mbajtësit e shpendëve). Dhe ashtu si paraardhësit e tyre, ata kanë mision të sigurojë strehim dhe mbrojtje për qindra (rosat e mëdha të detit që banojnë në brigjet e veriut të Evropës, Amerikës së Veriut dhe Rusisë) që vijnë në breg për të bërë fole çdo vit në muajin maj.

Lexo po ashtu:  - Të lumtur përgjithmonë janë vetëm budallenjtë
Image

Deri në fund të verës, Nordum dhe të tjerët do të kenë mbledhur dhe pastruar sa duhet pupla të këtyre rosave për të bërë një duzinë ose më shumë jorganë luksoze. Ngrohja që ofrojnë këta jorganë është mjaft e lartë për të zbutur dimrin e hidhur ndaj edhe një i tillë shitet për më shumë se 15,000 dollarë.

Pushi i marrë nga këto rosa cilësohet si më i miri në botë dhe më delikati ndaj edhe është kaq shumë i çmueshëm.

/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Image

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *