Mënyra e sotme e ushqimit lehtë mund të çojë deri në mungesën e vitaminave në organizëm, qoftë të mos hani sasi të mjaftueshme të artikujve përkatës apo për shkak të problemeve të tretjes nuk ndodh absorbimi i tyre

Kjo nuk do të thotë që do të sëmureni, mirëpo mund të përfundoni me funksionim të dëmtuar, sepse vitaminat janë bashkëfaktorë për të gjitha reaksionet biokimike në organizëm

Ato ju janë të nevojshme për funksionim të rregullt. Këto janë pesë shenja të pazakonshme paralajmërimi që po ju mungojnë vitaminat.

Të çara në këndet e buzëve

Ju mungojnë: Hekuri, zinku dhe vitaminat e grupit B, siç janë niacina, (B3), riboflavina (B2) dhe B12.

Zgjidhja: Hani më shumë mish pule dhe mish gjeldeti, mish toni, vezë, panxhar, kikirikë dhe bishtajore.

Vitamina C përmirëson absorbimin e hekurit, andaj artikujt e përmendur kombinoni me prokoli, lakër me gjethe të gjelbra, lulelakër dhe speca.

Puçrra të kuqe në fytyrë të cilat shkaktojnë zbokth dhe rënie të flokëve

Lexo po ashtu:  Pse përdorimi i dorashkave mund të rrisë rrezikun e infektimit me koronavirus?

Ju mungojnë: Biotina, e cila është e njohur edhe si vitaminë për flokë.

Jepe kerrin që e ki, bëhu në Auto Mita me kerr të ri – si në Gjermani

Zgjidhja: Duhet të hani vezë të ziera shumë apo vezë të pjekura, salmon, avokado, kërpudha, lulelakër, sojë, fruta arrore, mjedra dhe banane.

Puçrra të kuqe apo të bardha të cilat ngjajnë me aknet – më së shpeshti në fytyrë, duar, kërdhokulla dhe vithe

Ju mungojnë: Thartira yndyrore esenciale dhe vitaminat A dhe D.

Zgjidhja: Shtoni marrjen e yndyrave të shëndetshme. Shtoni konsumimin e frutave arrore, siç janë arrat dhe bamjet dhe farërat (farat e lirit dhe farat chia). Për të shtuar marrjen e vitaminës A, hani më shumë perime me fletë të gjelbra, karota dhe speca. Kur është fjala për vitaminën D, konsumoni më shumë produkte qumështi apo shfrytëzoni shtesat e ushqimit të cilat përmbajnë këtë vitaminë.

Djegie dhe mpirje të duarve, shputave dhe të pjesëve të tjera të trupit

Lexo po ashtu:  Mos e hidhni kurrë llumin e kafes, do të befasoheni kur të mësoni se për çfarë mund ta përdorni

Ju mungojnë: Vitaminat e grupit B, siç janë thartira folike (B9), B6 dhe B12.

Zgjidhja: Në këto raste mund t’ju ndihmojnë spinaqi, shpargulli, panxhari, fasulja, vezët.

Ngërçet në muskuj në formë të dhembjeve therëse (në gishta të këmbëve, në pulpa, tabanë dhe këmbë)

Ju mungojnë: Magnezi, kalciumi dhe kaliumi.

Zgjidhja: Hani më shumë banane, bajame, lajthi, qershi, mollë, grejpfruta, lulelakër, lakër me gjethe të gjelbra dhe spinaq. /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *