E folura në publik është një aftësi e rëndësishme që duhet zotëruar mirë, nëse pretendoni të jeni të suksesshëm në profesionet tuaja, sidomos ato profesione që në qendër të punës së tuaj kanë njerëzit dhe marrëdhënien me to.

Kështu, për të gjithë njerëzit që kanë frikë, apo i druhen të folurës në publik, këto 4 mënyra mund t’iu vinë në ndihmë për përvetësuar një aftësi kaq të rëndësishme.

  • Hapi parë është të praktikoheni duke i folur murit. Frika nga e folura në publik kryesisht shkaktohet nga mendimi se audienca mund të reagojë keq me mimikat e tyre gjatë fjalës suaj. Nëse praktikoheni përpara murit, që normalisht nuk do t’iu shfaqë asnjë emocion, dhe arrini të mbani një ritëm të mirë dhe të gjallë të fjalimit tuaj përgjatë gjithë kohës, atëherë jeni në drejtimin e duhur.
  • Hapi i dytë është të flisni para pasqyrës, pasi kjo do t’iu ndihmojë të rregulloni mimikulacionin dhe xhestikualcionin, elemente këto të rëndësishme të së folurës në publik.
  • Mënyra e tretë është të regjistroni zërin tuaj, pasi kështu mund të studioni artikulimin dhe intonacionin tuaj, duke kuptuar se ku çaloni dhe se si mund të korrigjoni gabimet tuaja.
  • Mënyra e katërt është të filloni të shikoni fjalime të shkëlqyeshme në internet. Shpesh herë karizma dhe e folura në publik është e imitueshme, ndaj truri juaj mund të kapë automatikisht disa aftësi të bukura në të folurën në publik, nëse ju e ndihmoni atë duke parë fjalime cilësore.
Lexo po ashtu:  Fundi i vëllazërisë sllave – Serbia tradhtoi hapur Rusinë

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *