Kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani, në një takim të saj me qytetarë, u kap në deklarimin e Albin Kurtit i cili tha se prokurorin Elez Blakaj do ta kthejë në Kosovë, shkruan MekuliPress.

Osmani tha se nuk është e drejtë të kthehet Elez Blakaj.

Mirëpo Vjosa Osmanit i ka reaguar Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, e cila përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nuk është e ndershme të keqcitohet Albin Kurti dhe nuk fitohet respekti kështu.

Postimi i plotë i Albulena Haxhiut:

Kryetari Kurti ka thënë fjalë për fjalë kështu:

“Ne Elez Blakajn e kthejmë menjëherë në Kosovë. Edhe s’ka me pasë as politikanë edhe as jo-politikanë, as mujsharë shpërdorues, as kriminelë e të korruptuar që do të guxojë ta përndjekë e ta kërcënojë, as publikisht e as privatisht. Elez Blakajn si simbol do ta kthejmë në Republikën e Kosovës, dhe, do ta bëjmë kryeprokurorin e shtetit e prokurorët që e luftojnë krimin e korrupsionin.”

Pra janë dy pohime të kryetarit Kurti: 1) Elez Blakajn do ta kthejmë si simbol; 2) Do ta bëjmë kryeprokurorin e shtetin dhe prokurorët që e luftojnë krimin e korrupsionin.

Lexo po ashtu:  12 milionë euro janë shumë!

Nuk është e ndershme të keqcitosh Vjosë, nuk fitohet respekti kështu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *