Që Maurizio Sarri kërkon një lider të mesfushës për Juventus kjo tashmë është e qartë për të gjithë, ashtu si edhe fakti që nuk e konsideron Miralem Pjanic një element të përshtatshëm për atë rol. Objektivi numër një, Jorginho, duket gjithnjë e më larg. Një pistë alternative, shumë e pëlqyer nga tekniku bardhezi, është ajo që të con tek Paredes e, duke parë se Psg është i interesuar për Pjanic, janë të gjitha shanset për të kryer shkëmbimin. Pengesa është dëshira e vetme që ka boshnjaku, e konfirmuar edhe nga stafi i tij: të shkojë tek Barcelona.

Kanë bërë xhiron e botës deklaratat e dhëna nga Adis Junuzovic, një mik i Pjanic (edhe pse mes tyre ka patur divergjenca në të shkuarën) në lidhje me vullnetin e mesfushorit bardhezi për tu transferuar në Spanjë: “Të luajë tek Barcellona ka qenë gjithnjë ëndërra e tij. Nuk humb asnjë ndeshje të Barça sepse është i dashuruara me stilin e tyre të mrekullueshëm të lojës e filozofinë e klubit. Mire ka një nivel të tillë që mund të luajë në cdo klub të planetit. Në Itali ka bërë një rrugë fantastike e tani e di se mund të luajë në klubet më të mira të Europës”.

Lexo po ashtu:  Kelmendi i kthehet garave në Grand Slamin e Dusseldorfit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *