Tregu “zgjedh” Lazio dhe beson tek bardhekaltrit e Lotitos për fitoren e titullit kampion. Pas humbjes së Juventusit në finalen e Kupës së Italisë kundër Napolit, aksionet e kompanisë Juventus në bursë janë penalizuar ndërsa ato të Lazios vrapojnë. Në fund të ditës, titulli i Juves ka humbur 5,41% ndërsa ai i Lazio u rrit me 2.27%. Me pak fjalë, tregu është duke vënë bast për përmbysjen në kampionat.

“Pas performancës jo bindëse të bardhezinjve në finalen e Kupës së Italisë të humbur kundër Napolit, tregu i jep Lazios më shumë shanse për të fituar kampionatin e Serie A”, vëzhgoi një operator. Lazio në rifillimin e kampionatit është në vendin e dytë vetëm një pikë larg nga skuadra e Sarrit që kryeson.

Aksionet e Juventusit u mbyllën me 0.938 euro, afër niveleve të ulëta, me gati 12 milion aksione të shkëmbyera në krahasim me një mesatare në 30 ditë prej 7.1 milion. Lazio u rrit me 2.27% në 1.442 euro, pasi arriti një maksimum ditor prej 1.514.

Lexo po ashtu:  Lautaro Martinez, mesazh për tifozët e Interit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *