Kur merkato e futbollit të rihapet, një nga telenovelat do të jetë e sigurtë ajo e Mauro Icardi tek Juventus. E ardhmja e sulmuesit argjentinas tek Psg është në dyshim pas huazimit që do të përfundojë në qershor dhe është e sigurtë se nuk do të shkojë tek Inter. Dëshira e Icardi është të veshë fanellën bardhezi, por tratativa nuk do të jetë e thjeshtë. Kampionët e Italisë po lëvizin në dy pista, atë për të bindur francezët nëse vendosin të suhtrojnë të drejtën e blerjes dhe atë me të vështirën, për të zbutur tonet me zikaltrit përmes pjesëve të shkëmbimit, një prej të cilëve mund të jetë Juan Cuadrado.

Pavarësisht mohimeve e zërave që vijnë nga Parisi, kontaktet mes njeriut të merkatos Fabio Paratici e Wanda Nara kanë vazhduar për gjithë sezonin e, pavarësisht se është e komplikuar, tratativa është gati për tu ndërtuar përsëri kur dritarja e merkatos të hapet.

Inter kërkon 70 milionë euro për tu ulur në tavolinë ose lojtarë të pëlqyer nga Conte si pjesë shkëmbimi. Mes tyre – sipas asaj që bën të ditur Calciomercato.com – është Juan Cuadrado, lojtari kolumbian në skadencë në 2022, vlerësohet 20 milionë euro.

Lexo po ashtu:  Pique: Duhet të përmirësohemi përpara ndeshjes ndaj Lyonit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *