Juventusi e ka shënuar fitoren e tretë radhazi në kampionat. “Zonja e Vjetër” në udhëtim mposhti Sampdorian me rezultat 1:3. Kjo fitore është shumë e rëndësishme për ekipin e Allegrit, pasi i afrohet dukshëm kreut të tabelës.

Fillimisht, Yoshida në përpjekje për ta larguar topin, e dërgoi atë në portën e vetë, për t’i dhënë epërsinë mysafirëve, në minutën e 23-të. Në minutën e 34-të, penalltinë e akorduar e shndërroi në gol qendërsulmuesi spanjoll, Alvaro Morata.

Candreva pati rast ideal për ta ngushtuar rezultatin, por dështoi të shënonte nga penalltia në minutën e 74-të. Në minutën e 84-të, Sampdoria arriti të ngushtonte epërsinë me një gol nga Sabiri.

Pesë minuta më conë, Juventusi riktheu epërsinë e dy golave, kur Morata realizoi me kokë. Me këtë fitore, tani Juventusi shkon në kuotën e 56 pikëve në vendin e katërt, katër më pak se Milani që e zhvillon ndeshjen pak më vonë sonte.

Në anën tjetër, Sampdoria mbetet e rrezikuar, duke u renditur e 16-ta me 26 pikë, vetëm tri më shumë se zona e rrezikshme.

Lexo po ashtu:  Xherdan Shaqiri paralajmëron Spanjën: Mund të shënojmë më shumë se një gol kundër kundërshtarëve të fortë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *