Jam 25 vjeçe dhe në 28 maj të këtij viti shkova për një vizitë tek kardiologu se nuk ndihesha mirë. Gjatë vizitës, ai thirri ambulancën, më çuan në urgjencë dhe mbaj mend që u zgjova pas tre ditësh. Më kishin operuar nga zemra.

Kisha pasur nevojë emergjente. Pranë meje kisha prindërit që qëndruan me mua. Vinin shpesh njerëz në spital dhe më thoshin sa me fat që jam. Mirëpo unë s`e ndjej veten me fat. Gjatë ditës qesh, por në darkë qaj shumë.

Jam shumë e trishtuar. Tani s`do mundem dot të dal gjatë drekës dhe vapës, por vetëm në darkë. Më duhet të gjej një punë që të mbaj veten, por jo çdo punë është e përshtatshme për mua që jam operuar nga zemra.

Ndihem shumë e rënduar psikologjikisht, por nuk mund të flas me nënën time. Me të nuk e jap veten dhe ajo mendon se gjithçka shkon mirë”, kjo është letra anonime që një vajzë italiane shkroi në “Roba da Donne” dhe gazetarja Nadia Toffa zgjodhi t`i përgjigjet, por jo vajzës në fjalë, nënës së saj.

Lexo po ashtu:  E ofenduat Çairin!

“E dashur nënë e kësaj vajze. Nuk të njoh, por e imagjinoj gëzimin tënd që vajza kaloi me sukses një operacion të vështirë. Ajo mund të duket mirë fizikisht. Nga dita në dita ta rimarrë veten, por duhet të rikthehesh pas në kohë.

Në kohën kur ajo ishte e sapolindur dhe gjithçka që ta kërkonte e bënte pa fjalë. T`i kishe instinktin ta kuptoje çfarë donte ajo që me shikim, me lëvizje, me tingull zëri. E ke akoma atë fuqi dhe do ta kesh gjithë jetën. Vetëm duhet t`i kushtosh rëndësinë e duhur.

Fëmijët e vegjël nuk ka turp të kërkojnë ndihmë. Ata e kërkojnë gjithçka që duan. Po sa më shumë fëmijët rriten, aq më pak gjëra u kërkojnë prindërve. Duan t`u shmangin mërzinë, lodhjen. Sa më shumë rriten, aq më e vështirë është të kërkojnë ndihmë me të njëjtin sinqeritet.

Ndërkohë që kujdesesh që të jetë mirë fizikisht, pyete edhe si ndihet. Krijoni së bashku një gjuhë të re, të dy grave të rritura, njësoj siç dikur mësuat gjuhën e njëra-tjetrës, kur ajo ishte bebe”, shkruan Nadia dhe në fakt ky është një mesazh që u vlen të gjithëve.

Lexo po ashtu:  9 thënie për nënën, fjala më e bukur në buzët e njeriut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *