Ardiana Matoshi sipas medieve: “Askush nuk ka mundësi të vendosë qysh veshem unë në Kuvend”.

Ka oj bijë, qysh s’ka. Asht nji farë rregullorje e kodit të veshjes, mjafton me pasë durim me shfletu dhe respektu rregulloren e kuvendit. Dhe nuk je veç ti, rri pa merak. Kuvendin e kanë jorespektu edhe shumë koleg/e aty pari, me krahë kimon, mini fund, triko me print afishe që përçojnë mesazhe, atlete, kapela, farmerka, apo edhe ‘apasaç’ ushtrie sa për kullerizëm. Ka edhe të tillë që ulen si në oda me kamë e krahë gjon e gjatë.
Askush nuk mundet me vendosë qysh veshesh vetëm në kafe a në rrugë.
Në institucione publike, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, bijo. Po nejse, ty dhe kolegët tu që mendojnë dhe lshojnë fjalë kuturu, ju ka kaplu efekti Dunning Kruger. Tybe n’keni faj ju, faj ka pozita që e mbanë dhe e keni asimilu si superiore në shoqni.
Nejse, aty nuk keni ekspretë të gjuhës së trupit që “me ja u ngrehë veshin” kur e ke gabim x, y, gjestikulacionin, se lene ma ku qenkan kufijtë e komunikimit. Dhe mbase nuk asht parësore si problem shoqnor sepse ja u ka mujtë gjuha injorante e padijes, sa gjuha trupore nuk vërehet.
Mirë e ki ti me kqyrë holl’e’holl, për aq sa asht jorespektu kuvendi. Pak me dashtë ju edhe sallta boni.
/Valbona Bajrami/
Lexo po ashtu:  "Shqiptarët duhet të ngrihen, se fëmijët e tyre nuk do të flasin shqip. - Duhet të votojmë për gjuhën tonë" - Emina Cunmulaj mesazh prekës shqiptarëve në Mal të Zi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *