Nuk është hera e parë për shkrimtarin, të kandidohet për çmimin “Nobel”.
Ismail Kadare ka dy mundësi këtë vit, për të marrë një “Nobel”. Akademia Suedeze nuk ndau çmimet për letërsinë, për shak se u përfshi në një skandal seksual. Tashmë me një profil të njohur për lexuesit nga e gjithë bota, Kadareja renditet si autori që nuk i shpëton sërish një çmimi si “Nobel”.
Akademia ka shpjeguar se do të ketë dy çmime për letërsinë. Kandidatët për vitin 2018 dhe vitin 2019, do të shpallen gjatë vjeshtës, ndërkohë Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka propozuar kandidaturën e shkrimtarit dhe akademikut Ismail Kadare.
“Kurrë nuk është vonë që, sipas së drejtës cesariane, merita e shpërblyer të shkojë tek i merituari,”– është saktësuar nga Akademia e Shkencave, teksa u rikonfirmua propozimi për shkrimtarin shqiptar, i cili, tashmë i përket letërsisë mbarëbotërore, si zëri më unik dhe origjinal në letërsinë bashkohore shqipe. /MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress