Gratë shqiptare nuk janë kafshë, por janë pasardhëset e Perëndeshës Afërditë, e adhuruar në tërë botën e qytetëruar!

E VESHUR VETËM ME DRITËN E HËNËS

I dehur sikur të kisha pirë një fuqi të tërë vere,
Të kuqe si vet gjaku i dashurisë,
I kërkova t’i shijoja ato fruta të pjekura
Në kopshtin e shpirtit të saj.

Tërë kopshtin e mbushur fruta
E futi në shtatoren e Afërditës
Së veshur me fustanin e qepur nga dritë e hënës së plotë
Dhe ma solli në dhomën time,
“Vendose ku të duash shtatoren që kërkove”, më tha
Dhe u zhduk si të mos kishte ekzistuar kurrë
E mua më la në të njëjtën dhomë me shtatoren
E vendosur
Në mes të dëshirës llavë vullkani
E në mes të frikës akullnajë polare.

“Unë doja të puthja shpirtin tënd të dashur
E ta mbaja në duart e mia
Si trofeun e një dashurie që di të transformohet
Por që nuk di të vdes asnjëherë,
Prandaj ç’më duhet një shtatore mermeri
E ardhur nga antika”,
Pëshpërita apo fola me zë
Kurrë nuk e mora vesh .

Lexo po ashtu:  Marrëzia që vjen nga lart

“Shpirti i së dashurës sate
Është në çdo pjesë të trupit tim
Prandaj merrëm para duarsh
E më shtrëngo me tërë fuqinë që të kam dhënë
Deri sa të shpërthejë vullkani
Nga llava e madhe e shpirtit tim”,
Më tha shtatorja e buzëqeshur e Afërditës
E veshur vetëm me dritën e hënës.

Sheshin qendror të atij qyteti të ngritur në shpirt
E pastrova nga mbeturinat e rrënojave
Të kështjellave të marrëzisë
Për ta vendosur shtatoren e Afërditës
Së veshur vetëm me dritën e hënës./Kadrush Radogoshi/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *