Kundër shfrytëzimit të burimeve njerëzore dhe mjedisore, një kafe e qëndrueshme vjen nga Finlanda, e prodhuar nga qelizat bimore të rritura në laborator.

Problemi global mjedisor, i cili është bërë një emergjencë vitet e fundit, po i shtyn shumë kompani të rishikojnë prodhimin e disa ushqimeve dhe pijeve, duke menduar për metoda alternative, ndoshta më të qëndrueshme, por sigurisht më teknologjike. Pas të ashtuquajturit mish sintetik, i cili mund të mos jetë shumë miqësor me mjedisin, tani vjen kafja po aq sintetike: një pije që imiton shijen e kafesë së vërtetë, të prodhuar nga qelizat bimore të rritura në laborator.

Ideja vjen nga Qendra Kërkimore Teknike VTT, një qendër kërkimore në pronësi të shtetit finlandez, ku një ekip studiuesish kanë rritur qelizat bimore të marra nga një mostër e një bime kafeje, pastaj duke i transferuar ato në bioreaktorët (“përshpejtuesit” e rritjes) për të gjeneruar biomasë shtesë. Pasi analizuan biomasën që rezultoi, studiuesit bënë pjekjen në furrë: sipas ekspertëve, të cilët ishin të parët që shijuan një filxhan të bërë nga kjo kafe e rritur in vitro (e quajtur në mënyrë të papërshtatshme sintetike), shija e pijeve “kujtoi atë të kafesë klasike », por ka akoma vend për përmirësim.

Lexo po ashtu:  Kryeministri i Luksemburgut, pa diplomë pas akuzave për plagjiaturë

Ajo që ne po kërkojmë nuk është një kafe më e mirë se ajo “e vërtetë”, por një alternativë e qëndrueshme ndaj kësaj pije të vlerësuar shumë, e cila, megjithatë, ka një ndikim mjedisor dhe social në një nivel global. Në fakt, kërkesa e madhe për kafe çon në një nevojë gjithnjë e më të madhe për tokë të punueshme, duke nxitur kështu shpyllëzimin (me të gjitha pasojat që kjo sjell), veçanërisht në zonat delikate të pyjeve tropikale.

Kafeja e prodhuar në laborator mund të jetë një zëvendësues i vlefshëm për atë me cilësi më pak të vlefshme: “prodhimi masiv i kafesë konvencionale ndikon negativisht në mjedis dhe nënkupton shfrytëzimin e punës së komuniteteve lokale,” thotë Heiko Rischer, nga VVT. Me gati 100,000 litra bioreaktorë, të tillë si ata që janë në dispozicion në qendrën kërkimore, do të ishte e mundur të prodhohej kjo pije e re në një shkallë të madhe: “Nëse kafja jonë sintetike mund të kënaqë kërkesën për kafe me cilësi më të ulët, fermerët mund të kufizohen duke ofruar një produkt me cilësi të lartë. Dhe ata do të fitonin më shumë ». FOCUS

Lexo po ashtu:  Çifti Kadare rikthehet në shtëpinë-muze: Ide fisnike dhe humane

Edel Strazimir

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *