Javë e zjarrtë për Milan e për të ardhmen e Piolit. Kuqezinjtë duhet të përballen me Lazio, Juve e Napoli. Një mal për tu kaluar për të qendruar në garë për një vend në Europa League e për të bindur drejtuesit të mos ndërhyjnë menjëherë në mënyrë drastike. Sipas “Il Giornale”, në fakt, Gazidis është shumë i shqetësuar nga situate e nëse rezultatet e testeve të ardhshme do jenë zhgënjyese, për të shpëtuar sezonin mund të thërrasë para kohe në Milano Ralf Rangnick.

Një lëvizje ekstreme, për shkak të një moment të komplikuar e të shumë pikëpyetjeve mbi të tashmen e të ardhmen. Duke nisur nga pozicioni i Piolit. Krahasimi me sezonin e kaluar është i pa mëshirshëm. Milan i Gattusos shkoi pranë Champions, kuqezinjtë këtë vit kanë bërë 8 pikë më pak. Shumë, ndoshta tepër për të mos vënë në alarm Gazidis & Co. e për të mos patur një plan B me revolucionin në pankinë e jo vetëm. Për momentin, duke parë klasifikimin, për drejtuesit e klubit në Rrugën Aldo Rossi objektivi është kualifikimi në Europa League. E nëse skuadra kuqezi do të calojë pas impenjimeve të ardhshme, Gazidis mund të vendosë të ndërhyjë menjëherë me Rangnick, përpara 2 gushtit.

Lexo po ashtu:  Real Madridi rikthen interesimin për Icardin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *