Kali dhe gomari

Kalonin në një shteg të ngushtë mali,
gomari para, pas gomarit kali.
Të dy ngarkuar me thasë mirë,
nga vapa të munduar e djersirë.

Fshatari donte shpejt në fshat të arrinte,
ndaj kalit vitheve me shkop i binte.
Por kali më në fund durimin humbi,
e ngriti bishtin dhe samarin tundi.

Hej mbaj dorën se pastaj ta hedh përdhe samarin,
ti para meje pse ma nxjerr gomarin?
E nga të vete s’di fare unë i ngrati,
kur rrugën ma ka zënë veshgjati.

Përpara nxirrmë mua të mos vuash,
dhe rrih pastaj gomarin sa të duash.
Kështu e ka kjo botë e mjerë e marrë,
Përpara nxjerrin veç gomarë.

Dritero Agolli

Lexo po ashtu:  “Për çdo serb të vrarë, i vrasim 100 myslimanë”, deklarata e Vuçiqit për të cilën nuk ka kërkuar falje asnjëherë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *