Richard Grenell, ka caktuar një takim për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë më 27 qershor që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Kreu i shtetit të Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë se pas kësaj date do të zhvillohen disa takime të rëndësishme për të cilat ka thënë se nuk mund të flasë, meqë thotë se kështu iu është kërkuar.

“Kam biseduar me Putinin dje, kemi pasur një bisedë të gjatë. Një ditë pas zgjedhjeve do të vjen Lajçaku, dhe një ditë pas vizitës së Lajçak do të udhëtojë për në Moskë. Pas vizitës në Moskë do të duhet të pajtohemi për delegacionin që do të shkojë në Washington. Disa ditë më pas unë mendoj se do të kemi disa takime të rëndësishme për të cilat s’mund të flasim, sepse ata na kanë thënë neve kështu”, ka thënë Vuçiq, shkruan B92.

Ndërkohë presidenti serb ka thënë se nuk do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës në prag të festës së Vidovdanit e cila festohet më 28 qershor, një ditë pas takimit në Washington.

Lexo po ashtu:  Shkrimtari Veton Surroi: Modeli i gjarprit për shkatërrimin e PTK’së

“Kam turp të flasë rreth asaj që Serbia do ta njohë Kosovën në prag të Vidovdanit. Një gjë e tillë s’do të jetë temë diskutimi”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se për Serbinë do të fillojë një periudhë e vështirë, e cila do të fillojë me arritjen e Lajcakut në Beograd..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *