Mario Götze kërkon një aventurë të re. Kontrata që e lidh me Borussia Dortmund do të përfundojë në 30 qershor, por prej një viti dihet që nuk do të rinovohet. Mario ka dëshirë të provojë dicka ndryshe, të luajë jashtë Gjermanisë. Nuk mendon për Kinën, Emiratet e SHBA, por kampionate që kanë rëndësi. Për këtë po mundohet të kuptojë se në cilin mund të luajë sezonin e ardhshëm. Për ta bërë këtë ndryshoi edhe menaxher: hoqi dorë nga i ati, duke kaluar menjëherë tek Reza Fazeli, menaxheri edhe i Emre Can. “Vendosa të riplanifikoj karrierën time – shpjegoi Götze –. Është një moment i rëndësishëm për të ardhmen time e dua të ndaj anën profesionale nga ajo private”.

Në Gjermani nuk ka kërkesa, në Serie A kanë qenë thjesht interesime pa baza konkrete qoftë nga Inter ashtu dhe nga Roma e pastaj Mario kërkon një skuadër për të qenë titullar. Sezonet e fundit të tij nuk kanë qenë ekzaltues, kështu që akush nuk e do në skuadër një lojtarë që ka më të rëndë barrën e pagës se kontributin në skuadër. Nga koha kur në 2014 shënoi golin vendimtar në finalen e Botërorit, presioni e ka vënë përfund lojtarin. Problem më vete do të jetë paga, sepse Götze aktualisht merr 10 milionë në vit që, sipas taksave gjermane, janë rreth 6 neto. Shumë. E kështu duhet të reduktojë pagën. E fakti, që për momentin nuk është i interesuar të luajë në Amerikë apo Kinë dëshmon se Mario është gati të bëjë sakrificën financiare.

Lexo po ashtu:  Japonia po planifikon thjeshtimin e formatit të Lojrave Olimpike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *