Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se do të angazhohet me këmbëngulje që liberalizimi i vizave për kosovarët të ndodh sa më shpejtë.

Këtë deklaratë ai e ka bërë në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pas takimit që kanë zhvilluar në Berlin.

“Përparim i mëtejshëm duhet të bëhet në liberalizmin e vizave për Kosovën. Për këtë angazhohem në Bashkimin Evropian me këmbëngulje”, ka thënë kancelari gjerman, përcjell Telegrafi.

Ndërsa, kryeministri Kurti ka kërkuar nga kancelari Scholz që Gjermania të shtyjë përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Edhe dy muaj bëhen katër vite prej se Komisioni Evropian e ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për herë të dytë. Është koha të thuhet se mjaft është mjaft. Kjo çështje duhet të vendoset në Këshillin e BE-së pasi Kosova i ka kryer detyrat e shtëpisë, dhe është radha që edhe BE të kryej detyrat e saj”, tha ai.

Lexo po ashtu:  Afër 1 milion shtetas të Ballkanit në Gjermani, shqiptarët e Kosovës të parët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *