Konflikti në Ukrainë ende nuk është mbyllur, por për Berlinin zyrtar nuk përjashton një sulm ndaj Suedisë. Kancelari Olaf Scholz tha gjatë një konference për shtyp me homologen suedeze, Magdalena Anderson, se Suedia mund të mbështetet te ndihma e vendeve të BE-së nëse sulmohet nga Rusia.

Është një sinjal për kufizim ndaj ambicieve ruse përderisa Suedia dhe Finlanda nuk janë anëtarë të NATO-s dhe i ekspozohen goditjeve pa rrezikuar formalisht aktivizimin e amendamentit 5.

Sulmi në Ukrainë ka provokuar reagime; në fillim të këtij muaji kryeministrat e Suedisë dhe Finlandës, Andersson dhe Sanna Marin dërguan një letër drejtuar presidentit të Këshillit Europian të cilit i kujtonin se BE është edhe një komunitet sigurie për anëtarët e vet.

Në terma praktikë ndihma është teorike pasi fuqia kryesore në Europë, Gjermania nuk llogaritet në aspektin ushtarak. Vendet skandinave dhe ato balltike, por edhe Polonia kanë perceptimin më të fortë të një sulmi imediat rus, ndërkohë sot oferta e Ukrainës për neutralitet ushtarak nuk mjafton më.

Lexo po ashtu:  Publikohen çmimet e biletave për koncertin e Bregoviqit në Korçë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *