Kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Paria AK) për kryetarin e Bashkisë së Stambollit, Binali Yıldırım, duke e përdorur fjalën “besa besë” në gjuhën shqipe premtoi që në Stamboll do të shërbejnë në paqe dhe me një ndjenjë të përbashkët.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale në Turqi që do të zhvillohen më 31 mars, Yıldırım u takua me migrantët nga Ballkani në Stamboll.

Ai në fjalën e tij rikujtoi se Turqia është vendi i parë që e ka njohur Maqedoninë e Veriut.

Yıldırım theksoi se si Turqi do të bëjnë atë që është e nevojshme për qetësinë, paqen dhe ardhmërinë e Ballkanit, ashtu siç kanë bërë deri më tani, raporton AA.

Gjithashtu duke treguar se Turqia zhvillon punime për gjallërimin e monumenteve historike në Ballkan, tha se në rrugëtimin e tij është nisur për t’u bërë kryetari i të gjithë qytetarëve të Stambollit.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ai duke e përdorur fjalën “besa besë” në gjuhën shqipe tha se, “Shqiptarët kanë një fjalë, ‘besa besë’. Kjo fjalë është betim i madh. Më i rëndësishëm se gjithçka. Nëse një person thotë ‘besa besë’, koka shkon por premtimi përmbushet. Edhe unë juve ju them ‘besa besë’. Ju jap fjalën e Binali Yıldırım. Në Stamboll do të shërbejmë në paqe dhe me një ndjenjë të përbashkët”.

Lexo po ashtu:  9 fjalë të përdorimit të zakonshëm që ua dedikojmë 9 shkrimtarëve

Yıldırım, më tej deklaroi se Stambollin do ta shndërrojnë në një vend ku jetojnë njerëz të lumtur.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Pas fjalimit, Yıldırım vendosi në kokë një plis që i ishte dhuruar gjatë takimit.

Në mbledhje morën pjesë ministri i Administratës Publike të Kosovës, Mahir Yаğcılar, ministri pa resor i Maqedonisë së Veriut, Elvin Hasan, kryetari i Partisë Demokratike Turke të Maqedonisë (TDP), Beycan Ilyas, deputeti Yusuf Hasani, si dhe të ftuar të tjerë. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *