Aktivistja më e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka folur për temën e të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ajo ka kërkuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, që të tregojë lokacionin se ku gjenden trupat e Feriz e Rukije Krasniqi qe 17 vite.

“Fëmijët e Feriz dhe Rukije Krasniqit presin 17 vjet për të varrosur prindërit. Të dënuarit komandanti i batalionit të prapavijës Dragisha Petroviq dhe rezervistët Tomica Joviq e Nenad Stamenkoviq dhe dëshmitarët e vrasjes, djegies së kufomave dhe bartjes së tyre, heshtin”, ka shkruar Kandiq në një postim disa orë më herët në Twitter.

Kandiq kërkon nga presidenti i Serbisë që ushtria të tregojë lokacionin.

Nuk dihet se a do të jetë tema e të zhdukurve pikë e rendit të ditës në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, që do të zhvillohen më 4 shtator në Uashington./BS

Lexo po ashtu:  Zyrtari i NATO-s ngre alarmin: Bjellorusia mund të sulmojë Ukrainën së shpejti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *